SHKODËR- Parakalimi i gabuar i automjetit ka shkaktuar një viktimë në aksidentin e ndodhur në aksin Shkodër- Vau Dejes pranë fshatit Stajka.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 14: 45 minuta, kur automjeti tip Skoda me targa AA 632 HK që drejtohej nga 49- vjecari Edmond Lisi në parakalim e sipër është përplasur me një kamionçinë dhe më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Dalja jashtë rrugës dhe përfundimi në kanal ka rezultuar fatale për drejtuesin e automjetit, 49 vjeçarin Edmond Lisi e ndërsa drejtuesi i kamionit, Anton Aliaj, është shoqëruar në Komisariat.
 
Përplasja ka qenë e fortë ndërsa drejtuesi i makinës ka marrë plagë të rëndë.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ato të cilët i kanë ardhur në ndihmë  49 vjeçarit ndërsa është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por pavarësisht ndihmës së parë Edmond Lisi ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Shkodrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e policisë rrugore dhe grupi hetimor i cili ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 


[gallery]21017[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)