Shkodër- Një automjet ka marrë flakë në lëvizje në aksin Shkodër-Velipojë, pranë fshatit Trush. 

Në momentin e flakëve brenda në makinë ka qënë shoferi bashkë me dy persona të tjerë, të cilët ia kanë dalë të shpëtojnë pa lëndime.

Për të shuar flakët ka shkuar ujësjellesi, por s’ja ka dalë duke bërë që makina të shkrumbohet nga flakët.

Nga pamjet e sigurura për Report Tv, vihet re edhe trafiku i krijuar nga të dyja anët e rrugës prej flakëve.

Ora 21:25
Shpërthen në flakë makina në ecje në Shkodër-Velipojë, s`ka viktima