Mungesa e një tregu për shitjen e duhanit vijon të mbetet një problem serioz në Njësinë Administrative të Postrribës në qytetin e Shkodrës.

Kjo zonë njihet për kultivimin e duhanit, por mungesa e një tregu ka bërë që prodhimi i tyre të shkoje dëm.

Banorët shprehen se mospasja e një hapësire ku mund të tregtojnë mallin e tyre  i ka penalizuar së tepërmi si dhe bëjnë apel për ndërhyrje nga shteti.

"Tregu i duhanit mungon. Pavarësisht si është situata sot për sot kemi mungesë tregu. Në Postrribë prodhohet shumë. Duhani na ka blllokuar shumë. Tani e kemi duhanin nëpër shtëpia".
 
"Ka pasur shumë duhan, po ka mbetur stok se nuk ka treg".

"Një 3 ml lekë mua më ka shkuar dëm. Me shtetin nuk kemi lidhur kontratë. Ne po na shkon dëm i gjithë duhani", shprehen për Report Tv disa tregtarë


Ato  theksojnë se kane marrë premtime vetëm në fushata zgjedhore për gjetjen e një tregu apo shitjen e duhanit, por më pas asgjë nuk ka ndodhur.

Apeli i këtyre banoreve është krijimi i tregut, në mënyrë që produkti i tyre të shitet, pasi duhani dhe produktet bujqësore janë i vetmi burim jetese për këtë zonë.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)