Komunitetet fetare në Shkodër mbështesin në parim idenë e kryeministrit Edi Rama për të futur në shkollat e Shqipërisë lëndën e fesë por ndahen në disa pjesë të këtij diskutimi. Përfaqësuesi i myftnisë në Shkodër Arben Halluni thotë se këtë myftinia e ka kërkuar shpesh herë dhe është një borxh që shteti shqiptar i ka popullit të vet. “Myftinia Shkodër si pjesë e komunitetit musliman shqiptar e mbështet propozimin, qëndrimin apo deklaratën e kryeministrit Edi Rama të cilat nuk janë një risi përsa i përket futjes së lëndës së fesë në shkolla.
Burimin e dinë të gjithë dhe është komuniteti musliman e më kryesisht myftinia Shkodër e cila ka kërkuar vazhdimisht që në shkollat shqiptare të futet lënda e fesë. Mendoj se është një borxh që shteti shqiptar i ka popullit të vet për vendosjen e kësaj lënde në shkolla sepse Shqipëria ka kaluar 50 vite nga privimi i fesë ose lirisë së besimit nga regjimi i egër monist”. Futja e lëndës së fesë në shkolla thotë Halluni largon në të ardhmen rrezikun për radikalizmin në Shqipëri.
/Shqiptarja.com