Shkodër-Një 33 vjeçar nga Shkodra, i shpallur në kërkim është arrestuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një hetimi të kryer me metoda speciale”, informoi sot policia.
Arrestimi i 33 vjeçarit me iniciale L. P., u krye nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Operacioni u kodua 'Survey'.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.