Shkodër, nis mbledhja e tregtimi i
gështenjës,banorët: Prodhim i ulët

Shkodër, nis mbledhja e tregtimi i<br />gështenjës,banorët: Prodhim i ulët
Prej ditësh në Reç të Malësisë së Madhe ka nisur mbledhja, grumbullimi dhe tregtimi i  gështenjës, e cila shkon për eksport në shtetin fqinj të Italisë.
 
Sipas banorëve të zonës prodhimi këtë vit ka qenë më i ulët në krahasim me vitet e kaluara si pasojë e kushteve atmosferikë, megjithatë pozitive mbetet gjetja e tregut dhe shitja e gështenjava.

Zona e Reçit shquhet për prodhimin e gështenjës, jo vetëm në vendin tonë por dhe në shtetet Europiane.
 
Në këtë zonë ka vite që është krijuar kooperativa prodhimtare e cila merret me grumbullimin dhe tregtimin e kulturës së gështenjës drejt Italisë.
 
Zona e Reçit është përfshirë në projektet e Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor, si një projekt strategjik ku Instituti i Kërkimeve Urbane ka bërë një studim të posaçëm për zhvillimin ekonomik të zonës nëpërmjet kultivimit të gështenjës.
 
Në projekt përfshihet përmirësimi i kushteve për mirëmbajtjen e pemëve ekzistuese dhe kultivimin e pemëve të reja dhe gjithashtu ngritja e një fabrike përpunimi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor