Shkodër-Një 80 vjeçar, i quajtur Gjek Prronaj, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, pasi banesa e tij në fshatin Shtoj i Vjetër në Shkodër u përfshi nga flakët.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:35, ndërsa dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesën e tij.
I moshuari nuk ka arritur që të dal jashtë shtëpisë në kohë, ndërsa jetonte i vetëm, pa familjarë të tjerë.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 4 mjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë shkuan në vendin e ngjarjes për të shuar flakët, pas rreth 30 minutash.
'Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gjek Prronaj, 80 vjeç. Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gjek Prronaj, i cili jetonte i vetëm', njoftoi policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
Ka humbur jetën i moshuri Gjek Prronaj, 80 vjeç, pasi shtëpia e tij në fshatin Shtoj i Vjetër në Shkodër u përfshi nga zjarri mbrëmjen e sotme. I moshuari mbeti i bllokuar brenda në banesën që po digjej, ku jetonte i vetëm.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se pas mbërritjes së forcave zjarrfikëse flakët janë shuar.