SHKODËR-Është arrestuar 19-vjeçari i cili me datë 20 mars përplasi me Hummer një 57-vjeçar në Shkodër. 
 
Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit, tek ish "5 heronjtë e Vigut", ku Fetah Deltina teksa po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një "Hummer" qe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
 
A.M, banues në Velipojë u arrestua në shtëpinë e tij. Fetah Deltina ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe është jashtë rreziku për jetën.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com