Shkodër, qëllon me kallashnikov 
drejt lokalit, arrestohet autori

Të shtëna me armë zjarri në një lokal janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Shkodrës. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në një lokal në lagjen "Mark Lula" Shkodër.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se, shtetasi Arjan Gjeta, pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P. 26 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në lokal ku ndodheshin edhe klientë te tjerë dhe është larguar, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të njofimit të marrë dhe si rezultat i vlerësimit të ngjarjes, në kohë rekord bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, lokalizimin e tij dhe arrestimin në flagrancë, konkretisht të 42 vjeçarit Arjan Gjeta, banues në Shkodër. 

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjet 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 8 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Vrasje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe muncioneve luftarake", parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal.

automatiku shkoder
(Arma e sekuestruar nga forcat e policisë në banesën e autorit)
fisheket
(Municionet e armës së sekuestruar nga policia)
fisheket
(Municionet e armës së sekuestruar nga policia)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Tradita e festimit të 1 janarit si fillimi i një viti të ri

Tradita e festimit të 1 janarit si fillimi i një viti të ri