SHKODËR-Njëri prej pronarëve të servisit të automjeteve ku punoi për afro katër muaji shtetasi afgan në Shkodër ka hedhur poshtë faktin se i mituri është mbajtur me forcë në punë. Lazër Pashuku, vëllai i të arrestuarit Alehandro Pashuku dhe të shpallurit në kërkim Kristjan Pashuku dhe babai i tyre Aleksandër Pashuku tregojnë se afganin e kanë mbajtur si të ishte njeri i familjes duke i dhënë bukë, ilaçe, para dhe duke e strehuar në banesën e tyre.
Pronarët e servisit ku u gjet afgani tregojnë se ai ka qenë tërësisht i lirë dhe ka lëvizur në gjithë qytetin i vetëm ose bashkë me punonjësit e tjerë sipas dëshirës. Ata shprehen se e kanë takuar rastësisht në një lokal aty afër dhe e kanë marrë për ta ndihmuar duke qenë se ishte i uritur dhe i pastrehë. Pronarët thonë se shtetasi afgan i ka thënë se është 19 vjeç dhe jo 16 dhe se ai ka komunikuar lirisht çdo natë me familjen e tij.
Familjarët kanë dorëzuar edhe në gjykatë një video nga momentet që kanë kaluar me afganin, duke pretenduar se nuk e kanë keqtrajtuar.
Po ashtu Lazër Pashuku shprehet se të gjithë këtë afgani e ka bërë me qëllimin për të kërkuar azil dhe për t'u larguar tek familja e tij në Greqi. Pronari tregon se ka dashur ta ndihmojë që të largohet drejt Greqisë duke i dhënë para dhe ushqime për rrugën por sipas tij afgani i ka kërkuar që të qëndrojë edhe dy muaj të tjerë për të punuar. Po ashtu babai i vëllezërve Pashuku, Aleksandër Pashuku shprehet se i ka hapur dyert e shtëpisë së tij duke fjetur aty dhe duke e trajtuar njësoj si djemtë e tij.
Familja Pashuku kërkon drejtësi për të arrestuarin Alehandro Pashuku dhe të shpallurin në kërkim Kristjan Pashuku duke thënë se nuk është e vërtetë se e ka trafikuar dhe se nuk ka patur asnjë lloj presioni, përkundrazi e kanë ndihmuar atë maksimalisht.


Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 08:56
A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?
-
Po
75.8%
-
Jo
17.8%
-
Nuk kam mendim
6.4%
Vota total: 1600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Zbulohen 670 bimë kanabisi në një tunel në lagjen ’10 Korriku’, 3 në pranga dhe 3 në hetim (EMRAT+VIDEO)
20 Shkurt, 09:12
-
Banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt, profesori shkodran: Turp për deputetët e Shkodrës, nuk ka parti kur vjen puna për mbrojtjen e qytetarit
19 Shkurt, 14:18
-
Akuzohet se bleu vota për PSD-në në zgjedhjet e 11 majit, mbahet seanca për kryebashkiakun e Vaut të Dejës! SPAK kërkon 27 dëshmitarë
19 Shkurt, 12:28
-
Qëndresa e Rrjollit, banorët ‘pritë’ punëtorëve të Bashkim Ulajt! Policia ndalon 6 protestues, mes tyre dhe një grua: Nuk tërhiqemi
18 Shkurt, 11:00
-
Shkodër/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari
18 Shkurt, 09:34
-
Shkarkimet e HEC-eve/ Oboti ende i përmbytur, niveli i ujit bie në 45 centimetra! Mjetet e larta në gatishmëri, hapet rruga deri në Qafë Thore
18 Shkurt, 09:01
-
Rrjolli 13 ditë protestë: Presim sigurimin e padisë në gjykatë, të pezullohen punimet për resortin! Banorët: S’kemi mbështetje nga Berisha, Ulajn e ka të familjes
17 Shkurt, 15:10
-
Shkarkimet ne tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, përmbytet sërish Oboti! Niveli i ujit arrin në 50 cm, rruga e kalueshme vetëm me mjete të larta
17 Shkurt, 08:21
-
Kundër resortit të Bashkim Ulajt, djaloshi lë nënën e sëmurë në Angli: Nuk e lëshoj tokën e gjyshit pa vdekur (VIDEO)
16 Shkurt, 17:52
-
Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 53-vjeçari në Malësi të Madhe
16 Shkurt, 15:48
-
KF Vllaznia feston sot 107 vjetorin e themelimit, Elseid Hysaj mediton rikthimin në Shkodër: Nuk do ishte keq, dua edhe Empolin
16 Shkurt, 13:57
-
Superliga/ Vllaznia fiton 2-1 kundër AF Elbasanit me gol ‘in extremis’ përleshje masive në fushë mes dy kampeve! Tifozët miq thyejnë stolat e ‘Loro Boriçit’
15 Shkurt, 22:32