SHKODËR - Ka ulur siparin mbrëmjen e së dielës, edicioni i 52-të i festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë në Shkodër.
Eda Muça nga Kruja me këngën “Mami, mami, ma” me tekst të gazetarit te njohur Aulon Kalaja, muzikë të Ylli Kalaja dhe orkestrim të Alfred Kaçinarit u shpall fituese e edicionit të 52-të.
Në natën finale u ringjitën në skenë 24 këngët konkurruese, ndërsa e veçanta e këtij festivali ka qenë se vetë fëmijët ishin juria e këtij festivali.
I pranishëm në natën finale në emër të ministrisë së Kulturës që është edhe mbështetëse e festivalit, ishte zv/ministri Zef Çuni, i cili gjatë fjalës së tij vlerësoi konkurrentët, por në mënyrë të veçantë organizatoret e këtij edicioni që tashmë është një traditë për Shkodrën.
Për 3 netë me radhe spektatorët tejmbushën teatrin “Migjeni” për të dëgjuar live interpretimet e fëmijëve, që edhe këtë vit arriti mjaft sukses.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com