Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali! Biznesi në pronësi të një efektivi të 'Shqiponjave'! Vëllai i tij: Nuk e dimë se kush mund ta ketë bërë (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e kësaj të marte (22 dhjetor) në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në orën 21:10 në një zonë të njohur si zona e pompave në afërsi të rrethrrotullimit të "5 heronjve" në fshatin Dobraç.

Policia njofton se është qëlluar në drejtim të një lokali ku nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Biznesi është në pronësi të një efektivi të 'Shqiponjës', Albert Pjetri. Ndërsa vëllai i tij, Vlash Pjetri i cili ka qenë dhe administrator i Njësisë Rrethinat thotë se në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në lokal.

Ai thotë se nuk e di se kush mund të ketë qëlluar drejt biznesit të vëllait të tij. Ndërkohë vëllai tjetër i tyre, Nikollë Pjetri është efektiv i Policisë së Shkodrës pranë njësisë së patrullave.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për të identifikuar autorët e kësaj ngjarje.

1608670200_shkoder1.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Të shtënat në Shkodër, flet vëllai i efektivit të 'Shqiponjave': Nuk ka pasur njerëz në lokal! Nuk kemi dijeni kush mund ta ketë bërë

Lidhur me të shtënat me armë drejt lokalit të efektivit të "Shqiponjave" në Shkodër ka folur vëllai i Albert Pjetrit, Vlash Pjetri.

Ai është shprehur se në momentin e ngjarjes nuk ka pasur asnjë person në lokal dhe se nuk ka dijeni se kush mund të kenë qenë personat që kanë qëlluar.

Vlash Pjetri ka qenë administrator i Njësisë Rrethina në Bashkinë e Shkodrës. Ndërsa vëllai tjetër i efektivit të "Shqiponjave", Nikollë Pjetri është efektiv i Policisë së Shkodrës pranë njësisë së patrullave.

Ora 21:52
Të shtëna në Shkodër, ky është biznesi i efektivit të 'Shqiponjës' ndaj të cilës është qëlluar (VIDEO)

Ky është biznesi i efektivit të "Shqiponjës" Albert Pjetri ndaj të cilës është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.

E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Frika nga varianti Delta, a është momenti i vaksinimit me detyrim për kategori të caktuara të popullatës ?

Komento

Komente

  • Azili: 23/12/2020 08:00

    Ose per azil, ose dike ka rrah ky zotnia Dhe kujton se harrojne.. Nuk preket me dore njeriu kur do ta mesoni Se ju preket e juaja masanej..

    Përgjigju
  • Toni: 22/12/2020 23:49

    E gezofsh azilin vlla e tu prifte mbare ne new York

    Përgjigju
  • Vicidoli: 22/12/2020 23:02

    Keto puna i ban Edvin droga ka me qit tan horrat me tremb malcoret te cohemi ta shporrim te vendosim bace Berishen

    Përgjigju
    • USA: 23/12/2020 01:22

      Të hëngërt mortja ty dhe atë që i thua bacë!!!!!



×

Lajmi i fundit

John

78 vjetori i Batalionit të Bërzeshtës, Balla: Lufta Partizane ka qenë e pastër dhe është krenari për të gjithë Shqipërinë!