Shkodër- Voltana Ademi prezanton projektin për Artet Figurative dhe Biblioteken

/ATSH/ -Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi, ka zhvilluar një takim për prezantimin e programit për Artet Figurative dhe Bibliotekën, me piktorë, skulptorë, shkrimtarë, poetë dhe specialistë të bibliotekave me të cilët u diskutuan ide dhe propozime për të ardhmen e Galerisë së Arteve, Bibliotekës dhe rritjes së pranisë së librit në komunitet.
Ademi pohoi se, Bashkia do të punojë për ndërtimin e Galerisë së re të Arteve, rikonstruktimin e godinës multifunksionale, vendosjen e tabelave orientuese në qytet me qëllim rritjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, plotësimin e kushteve të nevojshme të ruajtjes fizike të veprave të artit.
Në programin e saj ajo parashikon që t'u krijohen të gjithë lehtësirat dhe mundësitë e duhura për akses informacioni të papunëve, studentëve, studiuesve dhe sidomos për të moshuarit dhe njerëzit që janë fizikisht të pamundur.
Kuptohet ne do të duhet, në një filozofi që ka nisur të menaxhimit të mirë, të vazhdojmë më tutje dhe kemi menduar që të mbështesim në mënyrë direkte projekte të rëndësishme që e çojnë në një hap më tej bibliotekën "Marin Barleti", ofrimin e shërbimit për publikun në këtë bibliotekë dhe kuptohet, përfshirjen e sa më shumë të rinjve, mbështesim atë që quhet biblioteka lëvizëse, theksoi ajo.
"Në bazë të kërkesës që ne mund të marrim që institucioni i bibliotekës "Marin Barleti" do të mund të marrë nga ju, nga shtëpia, përmes telefonit, përmes një mënyre komunikimi sidoqoftë ajo, të mund të vijmë tek ju me personelin tonë, me të rinjtë që mund të ofrohen vullnetarë për të dhënë mbështetje, duke e parë edhe si aktivitet social-vullnetar, të mund t'ju ofrojnë në shtëpi të gjithë atyre që duan te lexojne një libër, një botim të ri që ekziston në bibliotekën "Marin Barleti" dhe t'jua ofrojmë në shtëpi", theksoi Ademi. 
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë