Shkodra drejt parkimeve me pagesë/ Nis dëgjesa publike në bashki, 11 rrugët dhe sheshet që përfshihen në skemën e re! Përfshihet dhe Shiroka e Velipoja

Shkoder- Në sallën e këshillit të Bashkisë Shkodër, është zhvilluar dëgjesa për publikun në lidhje me propozimin që ka nisur për vendosjen e parkimeve me pagesë në qytetin e Shkodrës. 

Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër ka shpjeguar rëndësinë e këtij diskutimi dhe dëgjese me publikun por edhe efektet positive që kjo inisiativë do të ketë

“Është një projekt-vendim që është diskutuar shumë me ekspertë të ndryshëm, qofta nga ana e specialistëve pranë Bashkisë Shkodër, i cili synon të përmirësojë problemet e trafikut të cilat në një mënyrë apo një tjetër prekin të gjithë qytetarët në Shkodër por jo vetëm. Me urdhër të kryetarit të Bashkisë është ngritur ekipi i punës, i cili është marrë me hartimin e këtij projekt-vendimi, i përbërë nga 7 anëtarë.  Është një punë e cila paraqitet sot përballë publikut po në të njëjtën kohë kërkohet mendimi i specialistësve, të cilët mund ta përmirësojnë një projekt-vendim të tillë që të jetë sa më  i zbatueshmë nga qytetarët shkodranë. Është një projektvendim që ka përfitues qoftë qytetarët shkodranë, por në të njëtën kohë edhe institucionin e Bashkisë së Shkodrës' tha Oltion Luli, kryetar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës 


Përvec drejtuesve të këshillit të bashkisë, anëtari i grupit të punës Pjerin Lazri, ka dhënë detaje në lidhje me këtë propozim, i cili është I bazuar edhe në vendimin e këshillit bashkiak të vitit 2016-të, ku është përcaktuar edhe cmimi 50 lek për orë. 

“Bashkia Shkodër në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë dhe funksioneve të saj ka marrë nismë për caktimin e disa zonave që do të vihen parkingje me pagesë. Ky plan parashikohet të zbatohet në një periudhë 10 vjeçare. 

Zonat tarifore me qëllim vendosjen e tarifës së shërbimit të parkimit publik do të përfshijnë akset si më poshtë: Vendondodhjen me ngarkesën më të madhe me ndërveprime intensive financiare tregtare, institucionale apo sociale. Një pjesë e rrjetit rrugor të kësaj zone mban aktivitetin e administratës publike, qendrat e biznesit, bankat, institucionet kulturore, aktivitetin turistik, lokalet, njësitë e shërbimit, pikat kryesore në të cilat janë konstatuar problematika në parkimin e mjeteve, theksoi Lazri.

Ndërkohë që parkimi me pagesë është përfshire edhe për zonën e Shirokës dhe ajo e Velipojës.

Shërbimi i parkimit do të jetë me pagesë:
- Bulevardi Zogu i Parë
Segmenti nga sheshi Parruc deri në sheshin Balshaj krahu i djathtë, si dhe përfshirë një pjesë të shkurtër të krahut të majtë që aktualisht është parkim publik
-Rruga Studenti
Nga Sheshi Parrucë tek Sheshi Demokracia
-Rruga Qemal Draçini
Nga sheshi Demokracia e në vazhdimisi me rrugën Martin Camaj deri në Rus
Rruga Willson
Nga sheshi Nënë Tereza tek sheshi 2 Prilli
- Bulevardi Skënderbeu
Nga Sheshi Nënë Tereza  deri tek degëzimi në rrugën e Arrës së Madhe të dy krahët
-Bulevardi Bujar Bishanaku
Segmenti nga  sheshi Demokracia tek degëzimi i rrugës Hodo Beg Sokoli
- Vend Parkimi numër 1 në Shirokë
-Vend Parkimi nr 2 në dalje të Shirokës, ku është parashikuar të ndërtohet
-Dy vendparkime në Velipojë

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e shiut përmbytën Vlorën, Ministria e Mbrojtjes: Në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje! U evakuuan 55 persona

Reshjet e shiut përmbytën Vlorën, Ministria e Mbrojtjes: Në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje! U evakuuan 55 persona