Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas konstituimit të Këshillit Bashkiak në Shkodër.

Basha ka thënë se beteja e PD në Shkodër është betejë e shqiptarëve. Ndër të tjera kreu i opozitës ka deklaruar se qëllimi i PD sipas tij është që të nxjerrin hajdutët nga institucionet.

Basha shkruan: "Beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik. Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t'i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve".