Shkodra "mbi biçikleta", në Kukës s'ndalen makinat në rrugët kryesore
Sot është Dita Ndërkombëtare pa makina, por qytetarët në Kukes, nuk e kanë respektuar këtë event.Nëpër rrugët kryesore të qytetit është parë që makinat jo vetëm nuk janë ndaluar, por përkundrazi kishte më shumë se zakonisht. VIDEO
s'ndalen makinat në rrugët kryesore&via=shqiptarjacom
&url=https://shqiptarja.com/index.php/lajm/shkodra-mbi-bicikleta-ne-kukes-br-s-39-ndalen-makinat-ne-rruget-kryesore" target="_blank" class="twitter-share-button" data-size="small">
Tweet
Jo vetëm Tirana i ka kushtuar vëmendje pedalimit, duke lënë në shtëpi makinat, por edhe në Shkodër qytetin e bicikletave qytetarë të shumtë i janë bashkuar aktivistëve për të udhëtuar në qytet mbi një dyrrotakësh.
Teksa bëhen gati për të pedaluar aktivistët bëjnë thirrje që të ketë më shumë korsi për biçikletat ndërsa Bashkia e këtij qyteti nuk i është bashkuar nismës së aktivistëve.
Edhe Korça bëhet pjesë e ditës pa makina Në kuadër të ditës pa makina, njësia kreative si pjesë e bashkisë Korçë, zhvilloi një pedalim në një itinerar të caktuar në qytet, duke dhënë mesazhin për të përdorur më shumë bicikletat për një qytet më të pastër.
Aktiviteti u bë nga qendra e qytetit tek sheshi para katedrales për të vijuar më pas në bulevardin republika, shëtitoren Fan Noli dhe rikthimi tek zona pedonale e qytetit.
Kukës, s'ndalen makinat në rrugët kryesore Nga ana tjetër një tjetër qytet verior Kukësi ,nuk e ka respektuar këtë event.
Nëpër rrugët kryesore të qytetit është parë që makinat jo vetëm nuk janë ndaluar, por përkundrazi kishte më shumë se zakonisht.
Kukesi ne diten pa makina
Kujtojmë se trafiku në qytetin e Kukesit është një problem shqetesues.
Parkimet e gabuara mosrespektimi i sinjalistikes rrugore dhe drejtimi i automjeteve nga persona pa leje drejtimi cdo ditë sjellin kaos në qarkullimin rrugor.
Rruga kryesore edhe rrugët lidhëse me shkollat bllokohen nga automjetet e kjo ndodh gjatë pushimit dhe mbarimit të mësimit tek gjimnazi dhe shkollat 9 vjecare ku ka dyndje të të rinjve me automjete.
Mesa duket bashkitë e këtyre dy qyteteve të cilat drejtohen nga kryebashkiakë të PD nuk i janë bashkuar nismës, përkatësisht në bashkinë Shkodër Voltana Ademi dhe në Kukës Bashkim Shehu.