Shkodra në protestë për Vllazninë:
Afat 7 ditë për zgjidhjen e krizës
Tifozëve të ekipit të Vllaznisë së Shkodrës u sos durimi duke kërkuar zgjidhjen përmes protestës si mjetin e fundit për rrugëdaljen nga kriza që i ka përfshirë.
Tifozëve të ekipit të Vllaznisë së Shkodrës u sos durimi duke kërkuar zgjidhjen përmes protestës si mjetin e fundit për rrugëdaljen nga kriza që i ka përfshirë. Kuqeblutë pritën gjithë verën për zgjidhje me shpresën që pas zgjedhjeve lokale do të ndryshonte situata, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe me fillimin e kampionatit Vllaznia e nisi aty ku e la edicionin e kaluar në krizë totale.
Thirrjeve për takime dhe zgjidhje nga drejtuesit, bashkia u është përgjigjur me heshtje duke bërë që mbi 150 tifozë të Vllaznisë të drejtoheshin para bashkisë për të protestuar me pankarta në duar, thirrje dhe një ultimatum në fund për kryebashkiaken Ademi.
Tifozët kuqeblu kërkojnë nga
Voltana Ademi të shkarkojë bordin, të gjithë stafin drejtues duke mos u mjaftuar me largimin e stafit teknik dhe privatizimin e klubit sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi rrezikohet rënia nga kategoria. Protesta ishte inicuar prej disa ditësh nga grupimi “Vllaznit Ultras” që i kanë lene afat kryebashkiakes 7 ditë kohë për të gjetur një zgjidhje për kërkesat e tyre.
Disa nga tifozët e ekipit kuqeblu teksa protestonin para bashkisë janë shprehur se “Ekipi ndodhet në gjendjen më të vështirë që nga themelimi duke rrezikuar rënien nga kategoria nëse vazhdon në këtë mënyrë.
Zgjidhja duhet të vijë nga bashkia, e cila të vendosë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me emrin e Vllaznisë në dy vitet e fundit. Kryebashkiakja e Shkodrës duhet të ndërhyrë me urgjencë për të ndryshuar të gjithë drejtuesit dhe të nisë procedurat e privatizimit, pasi koha nuk pret” shprehen ata.
Protestës i kanë bashkuar edhe shumë qytetarë, teksa shkodranët njihen për dashurinë e madhe për futbollin, jo vetëm kur është në momente të mira, por edhe të këqinja.
Protestës i parapriu dorëheqja e stafit teknik me në krye teknikun Zmijani, ndërsa për momentin komandën e ekipit e ka marrë shefi i klubit, Grima deri në momentin që do të emërohet tekniku i ri. Tashmë është vështirë që dikush të marrë ekipin në këtë gjendje aspak premtuese.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
43.9%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
35.3%
Vota total: 624
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vërtetim i vazhdimësisë cinike dhe politike në ditën e buxhetit të Bashkisë së Shkodrës
29 Dhjetor 2022, 11:40
-
Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës
31 Mars 2022, 18:08
-
600 gram eksploziv C4 tronditën qendrën e Shkodrës! Asnjë i ndaluar për dy shpërthimet! Voltana Ademi: Tronditëse, të kapen autorët
27 Mars 2022, 09:45
-
Skënder Minxhozi: Berisha mundi Lulin, por dështoi përballë Voltanës
10 Mars 2022, 14:29
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve
15 Shkurt 2022, 12:04
-
Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara
29 Janar 2022, 13:06
-
PS Shkodër sulmon Voltana Ademin: Ke shkelur afatin e publikimit të listave të zgjedhësve, bëje menjëherë publike
28 Janar 2022, 17:01
-
Zbardhen emrat e Grupit të Rithemelimit për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve që do të votohen nga baza të dielën
26 Janar 2022, 09:42
-
Homazhe në 'Loro Boriçi' për Rragamin, Ademi: I dha Shqipërisë emocione të jashtëzakonshme! Meta: Legjenda e të gjithë legjendave
16 Janar 2022, 12:59
-
Këshilli Bashkiak Shkodër miraton buxhetin e vitit 2022! Shtohen investimet, fokus infrastruktura dhe shërbimet
6 Janar 2022, 10:10
-
Voltana Ademi në Kuvendin e Berishës: Historia po na thërret serish si 31 vite me parë, PD 8 vite vetëm rezultate negative
11 Dhjetor 2021, 14:27
-
Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës
2 Dhjetor 2021, 19:08