Ndërkohë që ka reaguar Partia Socialiste e degës së Shkodrës nëpërmjet së cilës kandidatja Bazhdari i ka kërkuar Partisë Demokratike dhe kandidates së saj për këtë bashki Votana Ademit që kjo gjë të ndalet duke kërkuar bashkëpunim PD për t'i treguar Shkodrës se si mund ti zëvendësojë flamujt me simbole elegante.
Ja deklarata plote e Ps:
"Fatkeqësisht PD e futur në panik, si dhe nga tendenca për raprezalje që e karekterizon, filloi të mbulonte Shkodrën me flamuj. Nga ana jonë nuk mungon as stafi teknik për ta realizuar dhe as nr i flamujve. Kërkojmë që kjo çmenduri të ndalet, dhe nga ana jone ekziston gjithë vullneti dhe nëse PD pranon të bashkpunojë, jemi gati t'i tregojmë
Shkodrës se si mund t'i heqim flamujt nga sheshet dhe t'i zëvendesojme me një simbolike elegante siç e nisëm para se PD te çmendej dhe të mbulonte deri edhe zonat muzeala siç janë pedonalet me flamuj.Kërkojme vëmendjen dhe reagimin e bashkëqytetarëve që shoqëria të çlirohet njëherë e përgjithmone nga të tilla veprime.
Gjykojmë absurde dhe pa sens mbushjen e të gjitha rrugëve,e shesheve publike me flamuj.
E përserisim edhe njëherë duke qënë se jemi ne fushate elektorale, ne s'mund te jemi me prezencë më të paket në terren, por i kërkojme partisë demokratike dhe znj.Voltana Ademi, të njëjtën gjë që i kërkuam dje në mëngjes.
Eja ndalemi, ti tregojmë Shkodres qytetari, vendosim zonat që secili të ketë simbolikën e vet dhe tërheqim flamujt e tepërt nga sheshet sepse janë tashmë veprime primitive që shëmtojnë qytetin dhe ndosin ambjentin. Nga ana jonë ekziston i gjithë vullneti për ta bërë që në këtë moment"
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)