Shkodër, nëna dhe djali kapen duke i shitur malazezit 3.8 kg kanabis

Një rast i shitblerjes së drogës është parandaluar në qytetin e Shkodrës, duke arrestuar nënë e bir shitës të kanabisit si dhe blerësin malazez.

Operacioni i koduar “Vendtakimi’ u finalizua pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës duke arrestuar në flagrancë 3 personat teksa shkëmbenin lëndën narkotike.

Të arrestuar janë, Klintis Ymeri 28 vjeç dhe Sait Fikaj (Shtetasi malazez) 63 vjeç, teksa i shisnin 3.8 kg kanabis, një 35-vjeçari malazez, Igor Duretiç.

Në pranga përfundoi edhe nëna 58-vjeçare e të arrestuarit Ymeri, pasi ka dyshime sipas hetuesve, se ka bashkëpunuar për të siguruar lëndën narkotike, informoi sot policia e Shkodrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër