Shkodra është tronditur mesditën e kësaj të enjteje nga një krim në familje. 62-vjeçari Shqefen Ziçi ka vrarë me çifte bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe, në derën e shtëpisë.
Motivet e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa autori është vënë në pranga. Mësohet se kur blutë e Shkodrës kanë shkuar për ta arrestuar, nuk ka bërë rezistencë. Arma e krimit është sekuestruar.
Në momentin e ngjarjes, nuk ka pasur persona të tjerë në rrugë. Banorët kanë dëgjuar të shtëna, por nuk i kanë dhënë rëndësi. Sipas tyre, nuk kanë shfaqur asnjëherë probleme apo debate.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lajm në përditësim...
Një nga të afërmet e familjes në Shkodër ka folur për krimin e rëndë që tronditi qytetin pak pas mesdite. Burri qëlloi me armë gjahu bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur.
Zoj Nika tha se mes çiftit s’ka pasur konflikte të mëparshme dhe ishin njerëz të mirë pa probleme.
“Ka qenë i mirë i ndershëm, edhe gruaja. Nuk ua di askush një fjalë të keqe. Na vjen shumë keq për këtë familje, fati i zi. E kam kushëri. Të shkretët fëmijët. Kam qenë shpesh te ta dhe nuk kanë pasur debate”, tha ajo.
Komente







