Shkoi në ditëlindjen e Bora Zemanit, Vin Veli i sqaron të gjitha, ja raporti që ka me moderatoren

Shkoi në ditëlindjen e Bora Zemanit, Vin Veli i sqaron të gjitha, ja raporti që ka me moderatoren

Bora Zemani dhe Vin Veli

Vin Veli, ish-partneri i Bora Zemanit ka treguar raportin që ka me këtë të fundit. Vini ishte i ftuar edhe në 30-vjetorin e Bora Zemanit dhe u shfaqën shumë të qeshur pranë djalit të tyre, Arborit.

“Duke qenë se dhe kam një vetëmenaxhim të kohës, një pjesë shumë të mirë ia dedikoj Arborit pasdiskutim. Fundjavat por edhe ditë të javës pas shkollës patjetër që mundohem të jem sa më afër. Kam një raport shumë të mirë (me Borën) dhe patjetër që e kam uruar çdo ditëlindje, jo vetëm këtë 30 vjetor. Thjesht urim kaq. Unë këdo që njoh mundohem të jap mesazhin tim dhe tek miqtë e mi që kanë të njëjtat probleme apo mund të kenë histori të ngjashme. Larg urrejtes dhe larg nxitjes së dhunës, sidomos larg urrejtjes më tepër tek fëmija. Patjetër që mendoj që jam shembull dhe jam munduar gjithmonë të jem shembull për këtë pjesë.” - është shprehur Veli.

Kjo nuk është hera e parë që ata shfaqen pranë njeri-tjetrit, pasi Bora dhe Dj-i janë bërë bashkë në evenimente të ndyshme me rëndësi për ta, si ditëlindja e birit të tyre apo ceremonitë e tij në shkollë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro