Vdes shqiptarja e parë nga koronavirusi! Shkoi në Itali te vajza për kurim, u infektua nga dhëndri, familja në karantinë

Vdes shqiptarja e parë nga koronavirusi! Shkoi në Itali te vajza për kurim, u infektua nga dhëndri, familja në karantinë

Një shtetase shqiptare ka humbur jetën në Itali, e cila rezultoi e prekur nga koronavirusi. Ajo është një 55-vjeçare, që humbi jetën ndërsa familjarët e saj në Itali janë të vendosur në karantinë.

Shera banonte në lagjen nr. 10 në Durrës, ndërsa kishte shkuar në Itali te vajza e saj për kurim. Atje u infektua me koronavirus që mendohet se e ka marrë nga dhëndri, shtetas italian. 55-vjeçarja vuante nga  diabeti, ndërsa ndërroi jetë nga një arrest kardio-respirator për shkak të koronavirusit.

Trupi i saj pritet të mbërrijë të enjten në atdhe dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit, ndërsa Italia u vendos mbrëmjen e sotme e gjitha në karantinë duke kufizuar lëvizjen dhe qarkullimin. 

Me dekret ndalohen aktivitetet publike, qëndrimet në si kafene, pub-e dhe restorante deri në datë 3 prill në Itali. Edhe Shqipëria me konfirmimin e 2 rasteve të para të prekura nga koronavirusi, ka mbyllur shkollat, të gjitha aktivitetet publike, ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë dhe fluturimet dhe lundrimet me Italinë jane pezulluar si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nikollaq Stroni: 12/03/2020 20:35

    Shume serioze.BINDJE MAKSIMALE

    Përgjigju
  • Altin: 10/03/2020 13:58

    Te gjithe te jemi vigjilent se eshte nje e keqe qe duhet ta kalojme bashke

    Përgjigju
  • Ina: 10/03/2020 11:37

    Duhen mbyllur lokalet patjeter, te rinjte dynden drejt tyre pa problem... Duhen mbyllur patjeter call center- at, jane plot e perplote me te rinje dhe nuk i dihet nese ndonjeri prej tyre eshte bartes i virusit... Te behet cte jete e nevojshme sa eshte ne kohe qeveria... Me mire nje muaj pa rroge sesa pa jete!!!

    Përgjigju
  • Pyka: 10/03/2020 11:26

    1-te mbyllen shkollat,çerdhet,kopështi 2-të mbyllen të gjitha baret,kafenet(me urdhër), 3-te gjitha aktivitet(sportive,teatër,filma,politike)4-të qendroni në shtepi 5-luftë lajmeve te rreme dhe panikut(kush e bën,ligji të veproje shpejt!!

    Përgjigju
  • Sonila: 10/03/2020 09:40

    Mbyllini lokalet se ngelen plot me njerez ..ne nuk mendojme fare vetem kur e shofim keq mundohemi te marim masa

    Përgjigju
  • anila: 09/03/2020 23:45

    ju lutemi shume sido qe ndodh mos publikoni emra pasi askush ne bote nuk konfirmon emra. te gjith viktimat apo te prekurit u mbahen identitetet sekret per respekt dhe per anonimat ndaj cdo pacienti madje denohet dhe me ligj.Ne jemi te gjithe ne lufte me kete te keqe misterioze mos e rendoni familjen me publikim emrash.ta kalojme te gjithe bashke kete stuale alarmante qe nuk dihet ku po shkon.Mbylluni ne shtepi eleminoni kontaktet dhe merni masa ushqimore

    Përgjigju
    • Arbëri: 10/03/2020 07:28

      Shumë e vertet kjo që thua anila...!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë

Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë