'Shkoi përtej futbollit', Elseid Hysaj: Në Euro 2024 u dëmtuam nga arbitrat, ja pse ula kokën te goli i Italisë

'Shkoi përtej futbollit', Elseid Hysaj: Në Euro 2024 u dëmtuam nga arbitrat, ja pse ula kokën te goli i Italisë

Elseid Hysaj dhe momenti i debatuar

Eliminimi nga Euro 2024 në një grup "ferri" pritej për Kombëtaren e futbollit, që bëri ndeshje të mira kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Paraqitjet në fushë kanë qenë me ulje-ngritje edhe për Elseid Hysajn, mbrojtësin që u bë "tabelë qitje" pas humbjes 2-1 me Italinë.

Ulja e kokës pas goditjes së Barellas bëri që kritikat për shkodranin të vërshonin në rrjetet sociale, teksa për "Kampionët" në Tv Klan ai ka rrëfyer momentin dhe kritikat që e detyruan të mbyllte rrjetet sociale.

"Për mua kampionati ishte vërtetë i çuditshëm dhe shumë i bukur. Më vjen keq që e mbyllëm pa një fitore sepse e meritonim. Jam i kënaqur, çunat ishin të kënaqur. Na ra një grup shumë i fortë. Të gjithë kishim besim se mund të kalonin, se mund të ndodhte një mrekulli.

Rasti i diskutuar me Italinë? Si më ndodhi mua, mund të ndodhi me dikë tjetër. Unë jam i qetë me të vërtetë. Në karrierën time kam kaluar momente të këqija dhe shumë të bukura. Unë kam arritur ngadalë çdo shkallë, jam lodhur për të arritur ku kam arritur dhe nuk besoj se një episod që mund të ndodhë… Kaloi përtej futbollit.

Kritikat? Kritikat të gjithë i kemi pranuar. Doli jashtë futbollit. U ekzagjerua pak si shumë. Unë direkt kam kthyer kokën, kur pashë që topi po hynte në rrjetë, direkt kam menduar se do të thonë njerëzit se ky u shmang. Po provoja që të ikja. Isha pak si i ulur, është një instinkt. Është një sekondë, është instinkt sepse pashë topin në moment të fundit dhe ula kokën.

Nuk mundet që një episod i tillë që ndodh shumë shpesh në futboll… Kanë kaluar tepër futbollit, janë marrë me flokët e mia dhe me paraqitjen time. Unë kam djalin 8 vjeç. Sikur një fëmijë i im të ishte në rrjetet sociale, nuk do të ishte bukur. Unë nuk e kam problem. Unë vij për shtetin tim këtu.

Më vjen keq që njerëzit mendojnë se vij në Kombëtare për të kaluar ditën. Reagova për shkak të familjes. Ata janë të parët që më kanë mbështetur, babai im, djali dhe gruaja. E shikoja që kur flisja në telefon me prindërit e mi dhe më pyesin si je ti.

Ecuria? Në Euro 2024 u dëmtuam edhe nga arbitrat. Shikonin emrin Shqipëri dhe e kishin më të lehtë me vendimet kundër. Përmend rastin e Manaj, që mund të ishte faull para golit të dytë të Kroacisë, nuk u pa", tha Hysaj mes të tjerash.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ I shpallur në kërkim kombëtar, në pranga 49-vjeçari

Vlorë/ I shpallur në kërkim kombëtar, në pranga 49-vjeçari