Shkolla ‘Aleks Buda’, shfaqje në Teatrin Kombëtar! Orkestra e RTSH në Katedralen Ortodokse! Në ‘Milenium’, ‘Rapito’ nga Bellocchio! ‘Big Band’, jazz tek ‘Artet’!

1.     Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës, vijon sot në orën 13.00 në Teatrin Kombëtar me shkollën “Aleks Buda”. Me regji të Artemis Belulit interpretohet shfaqja “Mbretëresha e bukur” e Martin McDonagh me dyer të hapura.

2.     Orkestra Simfonike e RadioTelevizionitShqiptar mban këtë mbrëmje në orën 19.00 në Qendrën Kulturore  të Katedrales Ortodokse një koncert  me pjesë nga Sergei Rachaminoff dhe Antonin Leopold Dvořǎk ( “Koncerti nr.2 për piano”  dhe “Simfonia nr.9 Bota e Re”), me solist pianistin Alberto Ferro dhe dirigjent Gridi Krajën.

3.     Instituti Italian sjell deri në 19 prill kinemanë e re italiane në Tiranë. Sot në orën 19.00 shfaqet në kinema ‘Milenium’ filmi i shkurtër “Bubbles” nga Meri Dishnica, ndërsa në 19.30 filmi “Rapito” nga Marco Belloçhio.

4.     Durrësi nderon aktorin e ndjerë Mirush Kabashin, pas ndarjes nga jeta. Me rastin e 76-vjetorit të lindjes, sot në orën 17.00 në teatrin “Aleksandër Mosiu” i jepet titulli “Qytetar Nderi i Durrësit”.

5.     Në kuadër të programit “Stina koncertore 2024” “Big Band” drejtuar nga muzikanti Gent Rushi mban këtë mbrëmje në orën 19.00 një koncert jazz me muzikë ‘live’.

6.       Opera “La Boheme” me libret të Luigi Illica-s e muzikë Giaçomo Puçinit vijon këtë mbrëmje në orën 19.00 në Opera, me solistëst, korin e të rriturve dhe të Zërave të Bardhë si dhe Orkestrën e Teatrit.

7.       Vijon e hapur deri në 22 prill në galerinë “Fab” në Tiranë ekspozita “Trungje dhe pemë” nga artisti Abaz Hado.

8.     Mbahet sot në orën 17.00 në teatrin “Migjeni” në Shkodër finalja e konkursit “Bilbliat e vegjël të Shkodrës këndojnë” në edicionin e 29-të.

9.     Shfaqja “Elektra” e Sofokliut, me regji të Kiço Londos, vijon sot e nesër në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

 

 

A.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Ukrainë: Sulm rus në Kharkiv, 2 të vrarë dhe 6 të plagosur

Ukrainë: Sulm rus në Kharkiv, 2 të vrarë dhe 6 të plagosur