Shkollat profesionale hapur deri më
15 shtator, Klosi: Mundësi punësimi

Shkollat profesionale hapur deri më<br />15 shtator, Klosi: Mundësi punësimi
Deri në 15 shtator të gjitha shkollat e arsimit profesional do të jenë hapur për nxënësit dhe prindërit, në mënyrë që të shikojnë mënyrën se si zhvillohet mësimi.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi gjatë një vizite të nxënësve të Tiranës në shkollën profesionale të Hoteleri-Turizimit u bëri apel prindërve të zgjedhin arsimin profesional.

Dyert e shkollave tona profesionale në të gjithë Shqipërinë do të hapen për nxënësit e klasave të 9-ta, të shkollave 9-vjeçare e për prindërit e tyre. Ne duam që ju ti prekni me dorë,të shikoni e të kuptoni që ka një zgjedhje në jetë që është profesioni” ka thënë Klosi.

hoteleri turizmi

Nxënësit kanë parë nga afër mënyrën se si zhvillohet mësimi.

hoteleri turizmi

Ndërkohë biznesmeni Ilir Dushkaj i cili kërkon 20 banakierë, u bëri apel të rinjve të zgjedhin arsimin profesional.

Si unë të gjitha bizneset e shërbimit në Tiranë e Shqipëri kanë nevojë për profesionistë dhe është shumë e vështirë që të gjenden. Duhen më shumë profesionistë kamerierë, banakierë, ndihmës kuzhinierë, Zakonisht ne gjejmë juristë, ekonomistë, arkitektë, që duhet të bëjnë kamerierin, baristin por që asnjëherë nuk mund të bëhesh një kamerier i mirë nëse nuk ke arsimimin e duhur” ka thënë ai.

hoteleri turizmi

Në dy vitet e fundit ka pësuar një rritje të ndjeshme numri i nxënësve që ndjekin arsimin profesional dhe sipas të dhënave janë rreth 26 mijë vende pune të lira këtë fushë.

hoteleri turizmi

hoteleri turizmi


hoteleri turizmi

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema