Shkollat profesionale, Olta Manjani për Report Tv: Deri tani mbi 4 000 regjistrime! Synimi 1 në 3 nxënës të studiojnë në arsimin profesional

Shkollat profesionale në vendin tonë, po shihen si një mënyrë me e lehtë për tu punësuar pas përfundimit të studimeve nga të rinjtë. Por, si është numri i regjistrimeve dhe interesimi i të rinjve për këtë vit të ri shkollor?

Këtë e ka bërë me dije, Olta Manjani, zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në një lidhje skype për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, e cila u shpreh se ka pasur një rritje të numrit të të rinjve të regjistruar për këtë vit, mbi 4 000 nxënës .

"Për vitin 2024-2025 kemi një rritje të numrit rekord regjistrime në klasën e 10 janë 4 mijë e 600 nxënës, mbi 1400 nxënës krahasuar me vitin e kaluar me të njëjtën periudhë është 10 për qind  më shumë.  Regjistrimet janë të hapura deri 30 shtator, por në bashkëpunim me ministrisë e arsimit është rënë dakord që ata që ndjekin arsimin e përgjithshëm mund të transferohen në shkollat profesionale dhe anasjelltas edhe pas përfundimit të klasës së 10. Krahasuar me vitin e kaluar ky është trend i qëndrueshëm dhe është në rritje. Pra rezultatet janë shumë të mira dhe ne synojmë që deri në vitin 2030 1 në 3 nxënës të studiojë në arsim profesional”, tha ajo.

E pyetur se si orientohen këta të rinj të zgjedhin arsimin profesional, Manjani tha se ka aktivitete promovuese që zhvillohen të cilat i njohin nxënësit me ofertat që ofrojnë këto shkolla.

"Ashtu si çdo vit hartohet një plan i promovimit të arsimit profesional që parashikon aktivitete promovuese jo vetëm nga shkollat profesionale, por edhe nga ministria përkatëse në nivel qendror, me OJF me mbështetje të donatoreve në këtë sektor, në këtë kuadër aktivitet dhe kanë si qëllim prezantimin e ofertës së arsimit profesional tek klasat e 9-ta me mundësitë që ofron ndjekja e këtij arsimi për të ardhmen”, tha ajo.

Manjani bëri me dije edhe numrin e shkollave profesionale në vend si edhe degët më të preferuara nga nxënësit.

“Kemi 31 shkolla të mesme profesionale, ku futen edhe 2 shkolla të mesme të bashkuara dhe 10 qendra të formimit profesional të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Qendrat ofrojnë kurse afatshkurtëra për ata që duan të marrin një kurs ose një formim në terma afatëshkurtër. Ne kemi 24 profile kërkesa më e lartë është për ata sektor që kanë lidhje me sektorët prioritar të ekonomisë, regjistrime për kurse në teknologji dhe informacion, hoteleri turizëm, termohidarulik dhe ekonomi biznes dhe shërbime mjetesh transportesh”, tha ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit përfundon në burg 7 vite pasi u dënua për kanabis

Vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit përfundon në burg 7 vite pasi u dënua për kanabis