Shkon në 5 numri i të vdekurve nga protestat, humb jetën edhe një polic! Trump e pranon humbjen: Do ketë Qeveri të re

Një oficer policie i Kongresit vdiq nga plagët e marra gjatë sulmit të mbështetësve të Donald Trump në Kongresin amerikan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia. Me këtë humbje bëhen 5 viktima nga ngjarja që shokoi botën ditën e mërkurë në mbrëmje, ndërkohë që ligjvënësit amerikanë po certifikonin rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Ndërkohë që vetë Presidenti Trump për herë të parë hapur, ka dënuar dhunën në Kapitol dhe ka pranuar humbjen ndaj Biden

Në një video-mesazh, Trump deklaroi se tani që Kongresi ka certifikuar rezultatet, "administrata e re do të inaugurohet më 20 janar" dhe "fokusi i tij tani kthehet në sigurimin e një tranzicioni të qetë dhe rregullt të pushtetit".

Pavarësht protestave Kongresi amerikan certifikoi rezultatin duke shpallur zyrtarisht fitues Joe Biden, i cili pritet të betohet më 20 janar. 

Kujtojmë se më 6 janar mijëra protestues sulmuan ndërtesën e Kongresit në SHBA ndërsa senatorët dhe deputetët po mblidheshin për të zyrtarizuar fitoren e Biden.

Sulmi u nxit nga presidenti në largim, Donald Trump , i cili, duke folur në demonstratën që i parapriu sulmit, tha: «Fitorja nuk njihet kur bëhet fjalë për vjedhje. Ne do të kemi një president të paligjshëm, nuk mund ta lejojmë atë ”.

Në orën 19.10,Trump tha: "Ne do të marshojmë drejt Kapitolit". Sulmi tronditi gjithë botën, teksa drejtuesit e vendeve më të rëndësishëm e dënuan atë që ndodhi dhe bënë thirrje për qetësi.

Ndërkohë që pas ngjarjes pati edhe deklarata për shkarkim të menjëhershëm të Donald Trump si nxitës të urrejtjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:58
Trump: Nuk do të jem pjesë e inagurimit të Biden si president i SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump, me anë të një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e inagurimit të Joe Biden si president i SHBA. 

" Për të gjithë ju që keni pyetur, unë nuk do të jem pjesë e e inagurimit në 20 Janar", ka deklaruar Trump. 

Presidenti në largim nuk ka pranuar për një kohë të gjatë humbjen në zgjedhjet e nëntorit dhe ka depozituar 61 kërkesa në Gjykatat amerikane për të ndrshuar rezulattin e zgjedhjeve, të cilat u hodhën poshtë për mungesë provash. 

Ora 16:08
Protestat në SHBA:  A mund të shkarkohet Trump?

Pas sulmit në Kongres nga një turmë mbështetësish të presidentit në largim Donald Trump, ka thirrje në rritje që presidenti të shkarkohet për shkaktim të trazirave, në një kohë kur kanë ngelur vetëm 2 javë nga inaugurimi i Joe Biden si president i vendit me 20 Janar.

Por shumë, përfshirë Kryetaren e Dhomës së përfaqësuesve Nancy Pelosi, duan që Trump të dalë nga Shtëpia e Bardhë përpara kësaj date, sepse ai sipas tyre ende paraqet rrezik dhe vendi mund të përfshihet nga revolta të shumta. Edhe pse një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodhë.

Por cilat janë skenarët e mundshëm për Trump?

Amendamenti i 25-të

Zyrtarët më të lartë demokrat  Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer - kanë kërkuar që Zëvendës-Presidenti Mike Pence dhe kabineti i Trump të heqin presidentin nga pozicioni për "nxitjen e protestave të dhunshme".

Për ta bërë këtë, Pence do të duhet të kërkojë përdorimin e amendamentin e 25-të.

Por çfarë është ai?

Amendamenti i 25-të lejon nënkryetarin të bëhet president i përkohshëm kur një president nuk është në gjendje të vazhdojë detyrat e tij, nëse për shembull, ai është i paaftë të drejtojë për shkak të një sëmundje fizike ose mendore.

Pjesa që diskutohet është seksioni katër, i cili lejon nënkryetarin dhe shumicën e kabinetit të deklarojnë Presidentin Trump të paaftë për të kryer detyrat e tij.

Ata do të duhet të nënshkruajnë një letër drejtuesve të Dhomave të Përfaqësuesve dhe Senatit duke deklaruar presidentin si të papërshtatshëm për të qeverisur, ose të paaftë "për të kryer kompetencat dhe detyrat e zyrës së tij". Në këtë pikë,  Pence do të merrte automatikisht detyrën.

Presidentit i jepet shansi të ofrojë një përgjigje me shkrim dhe nëse ai e kundërshton gjetjen, atëherë i bie Kongresit të vendosë. Çdo votë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve që urdhëron largimin e presidentit kërkon një shumicë prej dy të tretave.

Derisa çështja të zgjidhet, nënkryetari do të veprojë si president.

Por shanset që  Pence dhe të paktën tetë anëtarë të kabinetit të shkëputen me presidentin dhe të kërkojnë ndryshimin deri më tani duken të pamundura.

Nëse nënkryetari nuk arrin të veprojë, zonja Pelosi ka treguar se do të mbledhë Dhomën e Përfaqësuesve për të filluar procedurat e tyre të dytë të shkarkimit ndaj Trump.

Presidenti tashmë është nënshtruar njëherë proceduarave të shkarkimit pasi ai kishte kërkuar ndihmë nga Ukraina për të rritur shanset e tij për të rizgjedhur edhe pse Senati e liroi atë nga këto akuza.

Trump mund të bëhet presidenti i parë në histori që do ti nënshtrohet procedurave të shkarkimit dy herë. Që të ndodhë kjo, akuzat duhet të ngrihen në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të kalojnë në një votim. Çështja pastaj i kalohet Senatit, ku një votim i dy të tretave është i nevojshëm për largimin e një presidenti. Ky moment historik nuk është arritur kurrë në historinë e SHBA-së dhe nuk ka asnjë indikacion që Demokratët do t'i merrnin ato shifra në Senat, ku ata mbajnë vetëm gjysmën e vendeve. Gjithashtu nuk është e qartë nëse mbetet kohë e mjaftueshme për të kryer procesin.

A mundet Trump të fal veten?

Raportet e mediave, duke cituar burime të paemërtuara, thonë se Trump u ka sugjeruar ndihmësve që ai po konsideron të falë veten në ditët e fundit të presidencës së tij. Presidenti tashmë përballet me hetime të shumta, përfshirë hetimet e Shtetit të Neë York-ut nëse ai ka mashtruar autoritetet e taksave, bankat apo partnerët e biznesit.

Por a mundet presidenti të falë vetveten?

Përgjigja e shkurtër është që ne nuk e dimë, duke pasur parasysh formulimin e shkurtër, por zbatimin e gjerë të kushtetutës dhe faktin që nuk ka asnjë precedent që një udhëheqës amerikan të ketë falur vetveten.

Disa ekspertë ligjorë kanë thënë më parë jo, duke cituar një mendim të lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë disa ditë para dorëheqjes së Richard Nixon se ai nuk mund të falte veten "nën rregullin themelor që askush nuk mund të jetë gjykatës në çështjen e tij". Të tjerë megjithëse thonë se kushtetuta nuk përjashton vetë-faljen.

Sa e mundshme është të ndodhë ndonjë nga këto?

Dhjetëra demokratë kanë shprehur mbështetjen e tyre për shkarkimin e Trump por në këtë fazë nuk është  shumicë e Dhomës së Përfaqësuesve.

Dhe megjithëse është e mundur që një shumicë e pakët do të votojë për shkarkimin në Dhomën e përfaqësuesve - siç ndodhi në dhjetor 2019 - është shumë e pamundur që dy të tretat e kërkuara të Senatit të votojnë për të hequr presidentin. Senatorët republikanë nuk kanë shprehur dëshirë të votojnë për largimin.

Sa i përket amendamentit të 25-të, kjo gjithashtu duket gjithnjë e më e vështirë.

Megjithëse ka pasur raporte se është diskutuar në një nivel të lartë, dy anëtarë të kabinetit që kundërshtojnë veprimet e Trump tani kanë dhënë dorëheqjen dhe ata që kanë mbetur nuk ka gjasa të bashkohen pas një lëvizje për ta hequr atë.

1610037655_shbacoveer.jpg

Ora 11:40
Yuri Kim: Faleminderit që qëndruat në kahun tonë, Liria e shprehjes dhe protestës nuk duhet të shëndërrohet në paligjshmëri

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar në lidhje me protestat e dhunshme në SHBA të mërkurën dhe ka falënderuar shqiptarët për solidaritetin e treguar.

“Shumë miq shqiptarë kanë shprehur shqetësimin dhe shokun e tyre në lidhje me sulmin ndaj kongresit amerikan. Dua të shpreh falenderimin tim që qëndruat në kahun tonë,” tha Kim.

Ditën e djeshme presidenti Trump e bëri të ditur se duhet të respektohet rendi dhe qetësia dhe dhe të gjithë ata të cilët e thyen ligjin duhet të paguajnë një çmim për të.

“  Ajo që SHBA këshillojnë për të tjerët vlen edhe për ne janë se: liria e fjalës dhe e drejta e mbledhjes janë thelbësore për demokracinë, por kjo liri dhe e drejtë nuk duhet të shndërrohet në paligjshmëri dhe dhunë ndaj vetë demokracisë, përfshirë  edhe tranzicionin paqësor të pushtetit “,shtoi ajo .

Duke theksuar se demokracia nuk është kurrë një gjë e lehtë dhe nuk duhet marrë kurrë si e mirëqenë. Të gjithë duhet të të bashkohemi për ta mbrojtur atë gjithmonë.

 

 

Ora 09:34
Biden: Protestat në Kongres, një prej ditëve më të errëta në historinë e SHBA-së

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka kritikuar të enjten presidentin, Donald Trump, teksa i ka përshkruar protestat e 6 janarit në Kongres si një nga ditët “më të errëta” në historinë amerikane.

“Ai ndërmori një sulm ndaj institucioneve të demokracisë sonë që prej fillimitSulmi në Kongres ishte “një nga ditët më të errëta të historisë sonë si shtet”, tha Biden.

Biden po ashtu ka kritikuar autoritetet se u janë përgjigjur protestuesve që hynë në ndërtesën e Kongresit shumë më qetë sesa protestuesve të Lëvizjes Black Lives Matter

 “Askush nuk mund të thotë se nëse do të kishte qenë grupi i Black Lives Matter që protestonin dje .... ata do të ishin trajtuar shumë, shumë më ndryshe sesa turma e banditëve që sulmuan Kongresin. Ne të gjithë e dimë se kjo është e vërtetë dhe është gjë e papranueshme”, tha Biden.

Autoritetet thanë se katër protestues dhe një polic humbën jetën nga ngjarjet e dhunshme në Uashington.

Biden pritet të inaugurohet si president i SHBA-së më 20 janar.

1610094031_download.jpg

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja