TIRANË- 5 raste të reja me koronavirus janë raportuar në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 64. Tre prej rasteve të reja janë shtetas italian që ndodheshin në Shqipëri, e ndërsa dy të tjerët nga Kavaja duke e shtrirë çuan në 7 numrin qyteteve të infektuara. Lajmi është bërë i ditur nga drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico në deklaratën e përdishtme, teksa ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë është pajisur me një sasi shtesë të tamponëve që shërbejnë për testin për COVID-19. Që nga momenti kur në Shqipëri u konfirmua rasti i parë, janë kryer testuar 697 janë raste të dyshuara, 64 kanë rezultuar pozitiv.
80 vjeçari dhe tjetri, 42-vjeç nga Kavaja kishin qenë në Itali dhe pas ardhjen në Shqipëri, ishin vetëkarantinuar, por gjendja e tyre shëndetësore u përkeqësua, e për pasojë u sollën drejt Tiranës. Në Spitalin infektiv në Qsut janë 120 shtretër, ku 32 janë të zënë prej pacientëve. Nga 32 pacientët te Infektivi në QSUT, 3 janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Fico ka ripërsëritur apelin për qytetarët, që të qëndrojnë në shtëpi për të ndërprerë transmetimin e këtij virusi, e ndërsa u bën thirrje edhe qytetarëve që shfaqin simptoma të mos i drejtohen spitalit, por të telefonojnë në numrin e ugjencës 127.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
"Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor. Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital! Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes! Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi", mbyll deklaratën Fico.
Harta e qyteteve të prekura me koronavirus
Tiranë 45 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 6 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 2 qytetarë
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5e7353259a384tabela_001.jpg)
Harta e qyteteve të prekura me koronavirus
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Ju lumte per masat qe moret shume shpejt rraguat!!!!!!!
Përgjigjua sme thote kush pse ka ngel Pekini si ishull ne mes? Dyshoj qe kan imunitet pekinsit, ndofta nga intelekti i ngritur mbi baza letrate.
PërgjigjuQelbesirate na moren me qafe! Pse nuk rrine jorgot dhe xhovanët andej në vendet e tyre?
PërgjigjuPo 30 vjet qe Giovanni dhe Jorgo hedhin leke ne ate vrime te zeze qe quhet Shqiperi?!