Shkon në mbi 1 milion e 100 mijë numri i vaksinimeve të kryera në vend, Manastirliu apel: Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar

Shkon në mbi 1 milion e 100 mijë numri i vaksinimeve të kryera në vend, Manastirliu apel: Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar

Foto nga procesi i vaksinimit

Ka shkuar në 1,123,253 numri total i vaksinimeve të kryera në vend kundër koronavirusit, ku vetëm në 24 orët e fundit u vaksinuan 13 mijë qytetarë.

Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i bën apel personave mbi 18 vjeç që të shfrytëzojnë ditët e fundjavës, ditë e fundit të javës së vaksinimit të hapur, për t’u vaksinuar.

“Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik. Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend”, shkruan Manastirliu në Facebook.

Ndërkohë në vend vijojnë të vijnë të tjera doza vaksinash, ku Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije më herët gjatë ditës së sotme se të hënën priten që të mbërrijnë 44 mijë doza vaksinash Pfizer.

Vaksinimi i hapur do të vijojë deri ditën e dielë për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, nga ora 08:00-20:00 në qendrat shëndetësore dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar në të gjithë vendin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje