Shkon në mbi 580 mijë numri total i vaksinimeve të kryera në vend, Manastirliu: 13467 në 24 orët e fundit, procesi shembullor
Foto nga procesi i vaksinimit masiv në Sheshin Skënderbej
Vijon të ecë me ritme të shpejta procesi i vaksinimit masiv në vend, ku në 24 orët e fundit janë kryer 13467 vaksinime, duke çuar shifrën totale në 585 mijë. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, e cila shkruan në “Twitter” se procesi i vaksinimit është shembullor, duke falënderuar edhe ekipet mjekësore.
“Më shumë se 585 mijë vaksinime janë kryer deri tani, nga sheshi Skënderbej, deri në qendrat shëndetësore në skajet më të largëta të vendit, në një proces vaksinimi shembullor, falë ekipeve tona mjekësore”, shkruan Manastirliu.
Më herët gjatë ditës së sotme, Manastirliu tha nga foltorja e Kuvendit se vaksinimi masiv po jep shumë efekt dhe se vendi ynë ka dalë nga zona e rrezikut për COVID-19.
Janë mbi 746 mijë doza vaksinash që kanë mbërritur deri më tani në vend, ndërsa sasia e vaksinave të kontraktuara është 2 milion e 390 mijë. Procesi i vaksinimit masiv në vend vijon, ndërsa deri më tani, janë 136 mijë qytetarë që janë vaksinuar me të dyja dozat.
Ndërkohë, nga të dhënat e publikuara në faqen prestigjioze e të dhënave ourworldindata.org, vendi ynë është renditur i pari, krahasuar më shumë vende të fuqishme, sa i përket vaksinimit të popullsisë për 100 banorë në 7 ditët e fundit, duke lënë pas BE-në e vendet e Rajonit.
Foto e publikuar nga Manastirliu në Twitter
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4073
Lajme të tjera
-
Karta e Studentit edhe në Bashkinë e Kamzës, Manastirliu: Shërbime falas për studentët e Universitetit Bujqësor
27 Mars, 13:27
-
Nis 'Java e Parasë', Sejko: Aktivitete për menaxhimin dhe mbrojtjen e parave! Teknologjia rrezik për mashtrimin financiar
18 Mars, 14:57
-
Miratohet statusi i veçantë, Ministrja e Arsimit: Buxhet i dedikuar për shkollat me drejtim artistik dhe sportiv
13 Mars, 12:36
-
U dëmtua nga tërmeti, shkolla ‘26 Nëntori’ rihap dyert, Veliaj: Sot kemi institucione shumë herë më të mira se privati
7 Mars, 12:03
-
VIDEO/ Hap dyert në prag të 7-Marsit shkolla 'Skënder Libohova' në Lushnje, Rama bën kosh në fushën e basketbollit
6 Mars, 17:10
-
Tiranë, përurohet shkolla e re “Bedri Llagami” në Vaqarr, Veliaj: Fillojmë lotin tjetër! Ministrja: Nga korriku, rriten pagat për mësuesit
5 Mars, 12:18
-
Manastirliu në Universitetin e Sporteve: Gati investimi për pistën e re të atletikës
4 Mars, 15:25
-
Vijojnë në njësinë nr.9 anëtarësimet në Partinë Socialiste, Veliaj: Në familjen tonë më të mirët
2 Mars, 16:09
-
Sot Dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, ministria e Arsimit: Më 12 mars fillon konkursi kombëtar për Gjuhën Shqipe
21 Shkurt, 10:19
-
Ministrja Ogerta Manastirliu në SPAK, pyetet për 2 orë si person që ka dijeni për Koncesionin e Sterilizimit
19 Shkurt, 17:39
-
Elbasan, drejt rikonstruksionit shkolla 'Kostandin Kristoforidhi!' Manastirlu: Do të ketë dhe laborator SMART
15 Shkurt, 12:12
-
Manastirliu në Korçë, firmoset marrëveshja me bashkinë për Kartën e Studentit
10 Shkurt, 11:21