Shkonin në altar pa u parë…
Fotoja prekëse bën xhiron e botës

Shkonin në altar pa u parë…<br />Fotoja prekëse bën xhiron e botës
Fotografia prekëse e një çifti që shihet duke u lutur para se të shkonin në altar dhe t’i premtonin dashuri të përjetshme njëri-tjetrit, është duke bërë xhiron e botës pasi ata nuk e kishin parë njëri-tjetrin deri ditën e ceremonisë. Ka qenë Dwane Schimdt, një fotograf dashmash, ai që ka bërë foton dhe më pas e ka publikuar në Facebook.

Caleb Earwood, që është marins i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, dhe e fejuara e tij Maggie, të dy nga Karolina Veriore, shihen me sy të mbyllur, ne nje moment prekes, të kapur për dore dhe larg familjarëve dhe të ftuarve tjerë duke u lutur. Ata nuk kanë parë njëri-tjetrin per nje kohë deri ditën e martesës, duke ruajtur traditën.

Kam bërë fotografi në shumë dasma. Kjo foto është më e mira dhe me më shumë kuptim nga ato që kam shkrepur ndonjëherë. Para se të fillonte ceremonia dhe para se të shikonin njëri-tjetrin, Caleb ka bërë një lutje për martesën dhe jetën e tyre dhe për gruan e tij të mrekullueshme”, ka thënë fotografi Schimdt.

Që nga dita e shtunë kur është publikur fotoja ka mrrë mbi 25 mijë “like”, ndërsa mijëra komente kanë përgëzuar çiftin për këtë gjest. Shumë komentues janë shprehur se kanë qarë në momentin kur e kanë parë foton.

cifti qe se kishte pare kurre njeri tjetrin

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur