Në fund të sesionit të kaluar parlamentar, Kuvendi vendosi mbylljen e veprimtarisë së komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi.
Paketa ligjore për zbatimin e reformës do të shqyrtohet dhe miratohet nga Komisioni i Ligjeve. “Të deklarojë të mbyllur veprimtarinë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë. 27 projektligjet e hartuara dhe depozituara në Kuvend nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë i ngritur pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, të shqyrtohen dhe miratohen nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, në përputhje me rregullat e parashikuara në Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në vendim. Ndërkaq, Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë do të mbështesin Komisionin e Ligjeve.
“Gjithashtu në projektvendim propozohet që Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe Sekretariati Teknik, i ngritur në bazë të vendimit të Kuvendit nr. 96/2014 dhe vendimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për reformën në sistemin e drejtësisë”, të vazhdojnë të mbështesin Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për organizimin e konsultimit publik, shqyrtimin dhe miratimin në komision të 27 projektligjeve të hartuara.
Miratimi i paketës ligjore në vazhdim do të bëjë të mundur zbatimin e normave kushtetuese të miratuara konsensualisht me projektin kushtetues të 22 korrikut, do të bëjë aktive funksionimin e arkitekturës së re të institucioneve të sistemit të drejtësisë të parashikuara në 7 ligjet prioritare të miratuara nga Kuvendi dhe do te mundësoj mekanizmat institucional e procedural për rritjen eficensën e sistemit, cilësinë e shpejtësinë në dhënien e drejtësisë, rritjen e aksesit të qytetarëve edhe në dhënien e drejtësisë në funksion të rritjes së besimit të tyre të drejtësia”, thuhet në relacionin shpjegues.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar thekson se ka përmbushur plotësisht misionin e tij caktuar nga vendimi nr. 96/2014 i Kuvendit, duke hartuar e paraqitur për miratim një paketë të plotë nismash kushtetuese e ligjore, përmes një procesi të mirëorganizuar, tërësisht gjithëpërfshirës, transparent dhe në standardet më të mira ndërkombëtare në funksion të reformimit të thellë të sistemit të drejtësisë në vend si domosdoshmëri për të garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë në vend.
Mbyllja e komisionit
Në fund të sesionit të kaluar parlamentar, Kuvendi vendosi mbylljen e veprimtarisë së komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi. Paketa ligjore për zbatimin e reformës do të shqyrtohet dhe miratohet nga Komisioni i Ligjeve.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com