Shkrimtarja Vllasova Musta fiton betejën me COVID pas 22 ditësh: Përpëlitje me vdekjen, më dha forcë prania njerëzore

Shkrimtarja Vllasova Musta fiton betejën me COVID pas 22 ditësh: Përpëlitje me vdekjen, më dha forcë prania njerëzore

Shkrimtajra Vllasova Musta

Shkrimtarja dhe poetja Vllasova Musta ka fituar betejën me COVID pas 22 ditësh.

Me anë të një postimi në rrjete sociale ajo ka treguar eksperiencën e saj dhe se si arriti që ta mposhtë atë pas shumë vështirësive.

Musta ka treguar edhe të gjithë komplikacionet e shëndetit që ka përjetuar gjatë këtyre 22 ditëve, të cilat janë temperatura të lartë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

"Më riktheu në jetë fjala, prania dhe interesimi i pandarë i njerezve te mi të shtrenjte! Pas 22 ditësh, sot jam disi më mirë! Përpëlitje me vdekjen, temp. e lartë, kolle dhe vështirësi në frymëmarrje. Gjatë gjithë këtyre kohëve kam përjetuar vetëm përçartje dhe endje nëper qiell, nuk ecja, nuk lëvizja, nuk flisja, vetëm vija rrotull si në një vorbull që më shtynte pa pushim, aq sa, kisha frike te mbyllja syte se, përsëri shkoja në qiell sikur i dorëzohesha hapësirës qiellore, ku kish shumë dritë, shumë diell dhe të tjerë njerëz si unë, qe rrotulloheshin papushim", ka thënë ajo.

Këtu ka treguar se ajo që i ka dhënë forcë për t'ia dalë mbanë ka qenë dashura e njerëzve të saj të afërt.

"Më shëroi fjala, me dha forcë prania njerëzore, më mbajti dashuria e tyre! Prania e vëllait tim Rolandit dhe Luizës, ishte një zë shprese që më vinte nga Amerika, trokitja dhe ardhja ne shtepi, pranë meje e Yllit, vëllait tjeter, me riçelte dëshirën për jetën, drithërima e Anit, bijës sime të shtrenjtë, nga Gjermania dhe zëri i Timit, nipit të dashur, që më thoshte: ti do të bëhesh mirë, unë e ndjej, me jepnin forcë e me ndiznin dritën e besimit. Por mbi të gjitha, mua me shëroi fjala, shqetësimi dhe interesimi i mikeve te mia te mrekullueshme, Zenepe Luka, qe sensibilizoi gjithe instancat dhe organizoi përkujdesjen për mua, Vera Tarifa, Ana Arapi, Nexhmije Cela, që më vinin tek dera e shtëpisë e me sillnin furnizimet e përditshme. E pakrahasueshme dhe e jashtëzakonshme kjo mirësi njerëzore! Perditë kisha të pandarë zërin e ngrohtë te Tinka Kurtit, te Margarita Xhepës, të Irini Qirjakos, të Silves se ëmbel, të Tefta Radit nga Australia etj.etj etj. U ndjeva me njerez, nuk me lanë vetëm, me erdhën e më dhanë forcë! Faleminderit, mirënjohje dhe veç të mira të gjithë atyre, që më telefononin, që më dërgonin mesazhe e që janë dhjetëra e qindra njerëz të mirë, që dinë të japin dashuri", shton ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre