Gjyqësori, KLGJ nis zbatimin e hartës së re! Llagami: Qeveria të vendosë për godinën e apelit! Hiqen fletë-thirrjet për gjykatë, njoftime digjitale

Vetëm pak javë më parë Qeveria shqiptare miratoi një hartë të re gjyqësore, me shkrirjen e 18 gjykatave por edhe me implementimin e një sistemi të ri, që ka sfida në zbatim.

“Harta e re gjyqësorë  fillon zbatimin e saj duke filluar me Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm Tiranë me datë 1 shkurt. Nga ana e KLGJ me miratimin  e vendimit të Këshillit të Ministrave është ngritur një grup pune i përbashkët me të gjithë aktorët që preken nga zbatimi i hartës së re gjyqësore. Grupi i punës ka mëse një muaj që punon çdo ditë për hartimin e projekt akteve të nevojshme”, tha në një intervistë për Report Tv drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami

Ndalur tek godina që do të përdor Apeli i vetëm që mbetet në shkallë republike, Llagami në intervistën për Report Tv sqaroi se presin nga qeveria një përgjigje për ndërtimin e saj.

“Duhet të kuptojmë që për shkak të vettingut ne nuk e kemi të gjithë numrin që duhet të ketë Apeli i përgjithshëm Tiranë që është 78 gjyqtarë. Ne do të kemi rreth 25-26 vetë. Po krijojmë premisat që të paktën më 1 shkurt të gjithë gjyqtarët dhe stafi ndihmës të ketë kushtet e nevojshme. Provizorisht do të jetë e njëjta godina. Ne kemi përfshirë në buxhetin e 2023-shit një godinë tjetër apeli”, vijoi Llagami.

Sa i përket  kostove ekonomike e gjyqtarëve që do transferohen për të gjykuar në Apelin e Tiranës Llagami sqaroi se ata do duhet ta përballojnë jetesën me pagën që marrin.

“Funksioni i gjyqtarit është i tillë që ai punon aty ku ka nevojë sistemi. Këshilli nuk mban përgjegjësi për rrogën por i ofron banesën përmes një kredie me kushte shumë lehtësuese”, tha kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Qeveria shqiptare ka miratuar hartën e re gjyqësore e cila shkrin 18 gjykata në rang vendi dhe duke nisur zbatimin me faza nga shkurt i 2023. KLGJ prezantoi edhe projektin pilot të njoftimeve digjitale ndaj palëve dhe avokatëve duke nisur nga gjykata e Tiranës, duke eliminuar fletë-thirrjet me postë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan Shllaku: 12/10/2022 20:48

    Një sugjerim kisha në lidhje me Ndertesen e Apelit mund të kërkohet nga Qeveria që katet pa leje te kullave të sekuestruara të kalojnë në shërbim të gjykatës.

    Përgjigju
    • Nertila: 30/01/2023 12:43

      I drejtë propozimi Artan

  • Genti: 07/10/2022 19:07

    Fillojme te flasim per deshtimin e radhes. Takohemi pas nje viti te shikojme arritjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë