Shkrumboi 10 ha me kullota dhe 320 rrënjë ulliri në Selenicë, arrestohet 63-vjeçari

Selenicë- Shkrumboi 10 hektarë tokë dhe 320 rrënjë ulliri teksa tentonte të digjte barërat në tokën dhe kullotat e tij, arrestohet  63-vjeçari i dyshuar.

Policia e Vlorës, njoftoi sot se efektivët e Stacionit të Selenicës hetuan ngjarjen dhe identifikuan autorin e shkaktimit të vatrës aksidentale të zjarrit, në fshatin Kocul.

Burime zyrtare thanë se i ndaluari është 63-vjeçari me inicialet B. H., banues në fshatin Kocul. Zjarrvënia ndodhi ditën e djeshme (11 Gusht).

“I dyshuari ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e barërave në kullotën e tij, në fshatin Mërtiraj. Si pasojë e erës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe ka djegur një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh, 320 rrënjë ulliri dhe bimësi të ndryshme”, tha policia në njoftimin zyrtar.

I dyshuari ka pretenduar se ngjarja ishte aksidentale, por ai do akuzohet si piroman, kurse hetimet i kaluan prokurorisë vendore, me veprën penale “shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Policia e Vlorës apeloi ndaj qytetarëve, veçanërisht atyre që kanë sipërfaqe kullosore, që “në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin”, si dhe “të denoncojnë në numrin 112 për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë”.

A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)