Dy persona, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që vidhnin e bastisnin dyqane e supermarkete në Unazën e Re, u arrestuan të mërkurën në mbrwmje nga policia e Tiranës.
Të arrestuarit janë Ilir Ceka 46 vjeç, nga Peqini dhe Toni Kreci, 43 vjeç nga Durrësi, të dy me precendentë penale në krimet me tendencë vjedhjen me thyerje të dyqaneve e supermarketeve.
Ata janë përgjegjës edhe për vjedhjen e një sasie malli me vlerë 20 mijë euro në zonën e Kasharit.
Ata u arrestuan nga komisariati i policisë nr.6, në kryeqytet, pak pasi kishin shkatërruar sistemin e sigurise dhe të kamerave të vëzhgimit të një supermarketi në unazën e re.
Më pas ata kishin tentuar ta vidhnin supermarketin, kur edhe u kapën nga policia.
Vetëm pak orë më parë këta persona kishin bastisur një dyqan në këtë zonë, ndërsa dyshohet se të hënën kishin vjedhur zyrat e një kompanie private bojrash në të njëjtën zonë.
Po ashtu në zonën e Kasharit, rreth një muaj më parë këta persona kanë nëpërmjet thyerjes, kishin bastisur magazinat e një kompanie të tregtimit të bojrave me shumicë nga ku kishin marrë një sasi një sasi pigmentesh dhe bojrash me vlerë rreth 20 mijë euro.
Policia thotë se ka dyshime se personat janë përgjegjës edhe për një seri vjedhjesh të biznesve dhe njësive tregtare në këtë zonë, për të cilën tashmë ata po hetohen.

/Shqiptarja.com

VIDEO