MAQEDONI - Ndërsa Shkupi u mbush dje nga mijëra protestues multietnik që kërkuan njëzëri dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski, sonte në mbrëmje partia e tij VMRO-DPMNE ka zhvilluar mitingun e paralajmëruar për të përcjellë mesazhin e qartë se populli maqedonas do të vendosë vetëm përmes zgjedhjeve demokratike se kë do në pushtet.
"Me materiale të krijuara dhe hyrje të gënjyeram Zaev mendonte se do të na frikësojë me banda terroristësh, mendonte se do të gjunjëzohemi dhe do të dorëzohemi, por sonte e morën përgjigjen: Maqedonia nuk dorëzohet, Maqedonia është e fuqishme”,- tha kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në mitingun e zhvilluar gjatë orëve të mbrëmjes në Shkup.
“I kanë thënë, dhe ky në mënyrë naive besonte dhe fliste se për 3 ditë do të biem me kokë të ulura. Dhe ja sot, 3 muaj më vonë, të bashkuar si asnjëherë më parë, të fortë si çeliku, s’ka dorëzim, Maqedonia është e fuqishme! Maqedonia është e vendosur, Maqedona fiton sërish.” -tha Gruevski.
Ai tha se Maqedoninë nuk lejon ta udhëheqë një politikan sikur Zoran Zaevi dhe se ai njeri asnjëherë nuk do të bëhet kryeministër i këtij vendi.
Ndësa përfaqësuesi i kësaj partie Ivica Konevski apeloi më herët për bashkimin e qytetarëve në këtë tubim, të cilin e quajti për një Maqedoni me të ardhme më të mirë.
"Tubimi do të dërgoj disa mesazhe të qarta: Maqedonia është atdheu jonë i cili meriton stabilitet, prosperitet dhe të ardhme më të mirë ekonomike. Ky tubim do të tregojë qartë se vetëm përmes zgjedhjeve demokratike populli vendos kush do të vij në pushtet e kush në opozitë në këtë shtet. Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shkupit, maqedonas, shqiptarë, turq, serb, romë, boshnjakë, vllahë dhe të tjerë në tubim të qetë, ku të gjithë ne do të dëshmojmë se Maqedonia është shumë e rëndësishme për ne që dikush të tentojë ta dëmtoj vetëm për t’i realizuar interesat e tij të ngushta partiake”, -deklaroi Konevski, para fillimit të protestës.
Ndërkohë, në reagimin e parë pas tubimit për mbi 3 orëve që mbajtën me mijëra qytetarë, mes tyre edhe shqiptarë, kryeministri Gruevski tha se zgjidhja e krizës në Maqedoni duhet të vijë përmes rrugëve paqësore dhe jo me forma të dhunshme. Në reagimin që erdhi 2 orë pas protestës, kreu i qeverisë tha se Maqedonia do të dalë më e fortë nga kjo situatë.
“Kjo zgjidhje duhet të bazohet në vullnetin e popullit dhe qytetarëve të Maqedonisë. Në bazë të vullnetit të tyre që e treguan gjatë zgjedhjeve të fundit. Zgjidhje duhet të gjendet dhe ajo mos të jetë në mënyrë të dhunshme, si që ndoshta dikush ka planifikuar. Dhe zgjidhje do të ketë. Maqedonia do të dalë ende më e fuqishme nga kjo krizë, me shumë mësime dhe do të ecë përpara ende më fuqishëm se sa më herët”, - tha Gruevski.
Tubimi masiv i mijëra qytetarëve të të gjitha etnive që jetojnë në shtetin fqinj u thirr nga lideri i opozitës Zoran Zaev, duke e shndërruar në protestën më të madhe të mbajtur në Maqedoni që shpërtheu pas skandalit të përgjimeve dhe ngjarjes në Kumanovë.
Zaev tha se zgjidhja e vetme për krizën politike është formimi i qeverisë kalimtare dhe përgatitja e vendit për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Në reshtin e parë të protestuesve u radhitën edhe ish-kryeministri bullgar Sergej Stanishev si dhe dy eurodeputetë Knut Flekenshtajn e Richard Howitt.
Redaksia Online
(Gre.M/a.h/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
shesh: Maqedonia nuk dorëzohet ">