Prokuroria Publike në Shkup sot ka konfirmuar se ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev është ngritur një aktakuzë për mitmarrje
Gjykata Penale në Shkup ka konfirmuar se është ngritur aktakuzë për veprën mitmarrje, pasi që lideri i LSDM-së si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar 200 mijë euro për të kryer një proces për privatizimin e një toke shtetërore.
Nga kjo gjykatë kanë theksuar se akt i akuzës është në duart e një gjykatësi përgjegjës i cili do të duhet të jap vendimin. Dënimi më i lartë për këtë vepër është 5 vjet burg.
Kjo është aktakuza e dytë e ngritur kundër Zaevit, pas asaj lidhur me aferën e përgjimeve apo rasti i ashtuquajtur "Puç" ku ai akuzohet për spiunim dhe rrezikim të rendit kushtetues dhe sekreteve shtetërore.
Marrë nga Iliria News Agency
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com