Shoqata e Diabetikëve: Jemi të trembur, Basha: Mbi 75 mijë të sëmurë të braktisur përballë pandemisë (VIDEO)

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me përfaqësues të Shoqatës së Diabetikëve ka diskutuar problematikat e kësaj kategorie në përballje me pandeminë, ku ka vijuar me thirrjet ndaj qeverisë për shtim të kapaciteteve spitalore dhe shtim të numrit të testeve, si dhe rimbursimin e barnave.

‘Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Asnjë plan, asnjë masë reale. Braktisja e plotë e mbi 75 mijë diabetikëve, ndër më të rrezikuarit nga COVID-19, është dëshmi tjetër e daljes së situatës nga kontrolli. Përfaqësuesit e Shoqatës së Diabetikëve konfirmuan shqetësimet e thella që kemi ngritur prej javësh. Sistemi shëndetësor është në kolaps. Spitalet janë jashtë funksionit. Nëse Rama do të zbatonte planin tonë me 5 pika, nuk do të ishim sot këtu. Edhe sa familje shqiptare duhet të humbin të dashurit e tyre, që kryeministri të bëjë detyrën’, shkruan Basha në Facebook pas takimit.

Në fjalën e tij një prej të sëmurëve me diabet tha se është i frikësuar dhe se në këtë muaj të ndërgjegjësimit dhe kontrollit për diabetin nuk është bërë asgjë. 

'Fakt është që personat me diabet, duke qenë edhe një nga grupet e rrezikuar më tepër, pavarësisht se më tepër janë trembur sesa e kanë përjetuar vërtet këtë pjesën e kësaj. 
Muaji nëntor për ne ka rëndësi të bëjmë edhe fushata depistimi dhe ndërgjegjësimi, të paktën të marrësh vesh, je i dyshimtë apo nuk ke diabet. Dhe pikërisht të gjitha këto gjëra që ne bëjmë, domethënë bëhen pa asnjë ndihmesë nga buxheti i shtetit dhe pa asnjë kosto për personat me diabet pra të gjitha ato që ne përpiqemi ti ofrojmë janë pa kosto për personin. Për sa i përket paketave të ndihmës domethënë gjithë shoqatat jofitimprurëse nuk kanë përfituar asnjë gjë, në këtë drejtim',
tha një prej qytetarëve.

Një prej anëtarëve të Shoqatës së Diabetikëve tha gjatë takimit me Bashën se kanë vështirësi në përballimin e kostos së kësaj sëmundje.

‘Unë jam që 24 vjet me diabet. Me insulinë nga 3 herë deri në 5 herë. Para 1 muaji më ka bërë koalidimin sepse isha në spital. Më shtroi doktori, bëra të gjitha ekzaminimet dhe tani marr afërsisht 210 unitet në ditë. E përdor aparatin. Aparatin e marr nga shoqata. Ndërsa sa i përket fijeve, marrim një kuti këtu siç është mundësia e shoqatës, ndërsa mundësi të tjera, i blejmë nëpër farmaci. Me të thënë të drejtën për një kuti, një fije shkon minimumi 400 lekë të vjetra në farmaci deri në 1 mijë lekë të vjetra. Tani një kuti mua më çon 12-13 ditë se 25 fije ka. Kjo kosto nuk rimbursohet’, shprehet një prej qytetarëve që vuan nga diabeti.

Gjatë takimit me kreun e PD, një anëtar tjetër i Shoqatës së Diabetikëve ka thënë se u prek nga COVID dhe se nuk iu bë kurrë hetim se nga e mori virusin dhe se problemi është te sistemi. 

‘Në korrik. Dy javët e para nuk i kalova keq me thënë të drejtën. Unë them që problemi është sistemi, nuk ka lidhje me ne, por domethënë unë e kam kaluar COVID-in për shkak të marrëdhënieve individuale me secilin prej mjekëve, që besoj po kështu dhe pjesa më e madhe kështu ka ndihmuar, sigurisht dashuria e familjes etj. Unë dëgjoj kjo është kura, kjo është kura, kjo është kura, kjo është kura. Llahtar informacion, llahtar domethënë’, shprehet një tjetër anëtar i shoqatës.

Në përfundim të takimit, Lulzim Basha u shpreh se duhet të bashkohen forcat që të vetëdijësohemi për rrezikun nga COVID-19 dhe se emergjencë mbetet kujdesi ndaj diabetikëve, të cilët janë më të ekspozuar ndaj pandemisë.

‘Të bashkojmë forcat për vetdijësimin e rrezikut të pandemisë, në veçanti sa i përket kategorisë së diabetikëve, dhe kërkoj në radhë të parë që njerëzit të marrin masa mbrojtëse. Dhe së dyti, të vazhdojmë të përsërisim kërkesat që qeveria të bëjë të paktën atë që po bëjnë qeveritë e rajonit, për sa i përket gjithë zinxhirit të testimit, rimbursimit, kapaciteteve spitalore, ndihmës ndaj mjekëve dhe infermierëve dhe pasqyrën e sigurimit të protokolleve dhe të barnave që protokollet kanë brenda tyre për trajtimin sa më efikas te sëmundjes. Kjo është dhe mbetet emergjenca dhe kërkesa e parë që kam, duke qenë që juve ju prek dyfish, sepse jeni edhe më të ekspozuar ndaj sëmundjes’, u shpreh Basha në mbyllje të takimit me Shoqatën e Diabetikëve.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!