Shoqata: Janë të mjaft 160 komuna

Shoqata: Janë të mjaft 160 komuna
TIRANE- Sipas Shoqatës së Komunave, për një organizim efikas të ndarjes territoriale në vend janë të mjaftueshme vetëm 160 komuna, nga 308 që janë aktualisht. Shoqata ka paraqitur rekomandimet e veta në Konferencën për Reformën Territoriale, bazuar në analizën e situatës aktuale dhe një sërë faktorësh vendimtarë për qeverisjen vendore në Shqipëri, si dhe në studimin e kryer nga Shoqata e Komunave me asistencën e ekspertizës ndërkombëtare “Reforma territoriale në Shqipëri” të dhjetorit 2012.

Shoqata rekomandon një proces të konsoliduar që do të zgjasë deri në vitin 2019. Gjatë kësaj periudhe, përpjekjet dhe angazhimi i aktorëve qendrore dhe vendorë duhet të jenë intensive. Përmbushja e kësaj reforme deri në vitin 2015 do të krijonte mundësi për kundërshti dhe rezultate jo gjithëpërfshirëse.
Ndarja aktuale paraqet një numër relativisht të lartë njësish vendore, ku komunat dhe bashkitë relativisht të vogla e kanë të vështirë të përmbushin përgjegjësitë e tyre në bazë të ligjit të pushtetit vendor. Ndryshimet demografike dhe reforma në kuadër të decentralizimit tregojnë se rregullimi ligjor i ndarjes administrative nuk i përshtatet shumë realitetit me të cilët përballen njësitë vendore.

Shoqata e Komunave rekomandon:
• Synimi për të ruajtur gjysmën e njësive vendore aktuale, afro 160 njësi, mjafton njësitë vendore të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre duke respektuar dhe kulturën, traditën dhe historikun
• Procesi i reformës të jetë i ndarë në dy faza: vullnetare dhe të detyrueshme
• Fazë e parë vullnetare do të përfshinte miratimin nga Parlamenti të udhëzimeve qendrore, që do të pasohej nga një periudhë dyvjeçare për konsultimet lokale në bazë qarku dhe bashkimet vullnetare mes komunave dhe bashkive. Synimi do të ishte bashkimi vullnetar i një numri të konsiderueshëm njësish në kohë për zgjedhjet vendore të 2015-ës
• Periudha deri në zgjedhjet e ardhshme vendore (2019) do të mundësojë rregullimin me ligj për njësitë që nuk do të bashkohen.
Nëse Shqipëria pret deri në zgjedhjet e ardhshme të 2019, mund të jetë shumë vonë në disa aspekte (për shembull, negociatat për anëtarësim në BE mund të jenë duke u zhvilluar dhe autoritetet kombëtare do të gjenden nën presionin për të plotësuar çdo boshllëk të evidentuar në kapacitetet administrative).
 

“BE e mirëpret reformën vendore, duhet partneritet”
Ambasadori i BE, Ettore Sequi, tha dje se “progres raporti ishte shumë i qartë sa u takon shqetësimeve të qeverisjes vendore. Reforma dhe decentralizimi kanë evoluar dhe përbëjnë një shqetësim, në këtë kontekst BE e mirëpret konferencën dhe kërkon të arrihen objektivat”. Ky proces reforme po shqyrton fragmentarizimin dhe duhet të shmangë fragmentarizimin e vet, duhet të ketë dialog për këtë reformë, theksoi ambasadori Sequi, ndërsa nënvizoi se "legjislacioni mbështetës duhet hartuar tani në konsultim me aktorët dhe palët e interesuara” dhe se “është shumë e rëndësishme që besimi në reformat të ndërtohet përmes një fryme partneriteti”.
 
 Shkrimi u publikua sot (18.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale