Shoqatat e Ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës: Ofrojmë ndihmë për riparimin e ndërtesave, jemi në dispozicion 24 orë

Shoqatat e Ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës: Ofrojmë ndihmë për riparimin e ndërtesave, jemi në dispozicion 24 orë

1574945864_thumanafotoja.jpg

Shoqatat e Ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës bëjnë me dije se marrin përsipër të ofrojnë ndihmën e tyre solidare për riparimin e ndërtesave të dëmtuara menjëherë sapo autoritetet të bëjnë verifikimet përkatëse për të shmangur çdo të papritur. Ata shprehen se janë në dispozicion solidar 24 orë pa ndërpreje.

Deklarata:

Shoqatat e ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës janë të mbërthyer nga dhimbja që shkaktoi tërmeti i fundit dhe valët goditëse të këtyre ditëve mbi një pjesë të vendit, por sidomos në qytetin e Durrësit dhe zonën e Thumanës.

Jemi të pikëlluar nga tragjedia masive njerëzore, dhe po përcjellim me ankth dhe shqetësim momentet në kërkim të të gjallëve të mundshëm nën gërmadhat e pallateve, banesave dhe godinave të shembura. Ndajmë me çdo pjestar të familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre dhimbjen dhe ngushëllimet tona.

Shoqatat e ndërtuesve të Shqipërisë dhe Kosovës konfirmojnë se janë në çdo moment me popullin e prekur nga pasojat dhe dëmet katastrofike të tërmetit të ketyre ditëve. 

Në vijim të  solidaritetit të fuqishëm njerëzor në ndihmë të të prekurve nga tragjedia natyrore, Shoqatat tona marrin përsipër të ofrojnë ndihmën e tyre solidare për riparimin e ndërtesave të dëmtuara menjëherë sapo autoritetet të bëjnë verifikimet përkatëse për të shmangur çdo të papritur.

Për çdo person apo organizëm shtetëror, qendror dhe lokal, të interesuar për ndërhyrje në riparimin të demtimit të pallateve, banesave dhe strukturave të ndryshme, Shoqatat tona bëjnë me dije se do të jenë në dispozicion solidar 24 orë pa ndërpreje në këto adresa:

Telefon: 00355 69 4091 670

Email: [email protected]

Sëbashku, të gjithë ne si shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë të qëndrojmë pranë njëri tjetrit në këto kohë të vështira dhe të bashkohemi në këtë datë kaq të rëndësishme për ne, më 28 nëntor, ditën e flamurit tonë kombëtar.


Lajmi kryesor:

SOLIDARITET/ Biznesmeni bën për 'dush të ftohtë' politikanët: Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit...pse s'i hapni për banorët? (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta