TIRANE-Kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla i përgjigjet kreut të komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafa duke i vënë në dukje atij se për përzgjedhjen e prokurorëve për garë në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ai ka respektuar kushtetutën.

Në faqen numër tre të shkresës përgjigje që Llalla i drejton Institucioneve përfshi dhe Presidentin dhe Kreun e Parlamentit ai shkruan se “çdo interpretim dhe vlerësim mbi kushtetueshmërinë e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve të KED nga Prokurori i Përgjithshëm mund të jetë objekt shqyrtimi në gjykatën kushtetuese”.

Në të njëjtën ditë shqetësimit të Xhafës i është përgjigjur dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

faqe 1 llalla

faqe 2 llalla

faqe 3 llalla
(Letra e kryeprokurorit Adriatik Llalla)

KLD
Me anë të sekretarit të përgjithshëm edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë i është përgjigjur kreut të komisioni të ligjeve Fatmir Xhafa për shqetësimin që ky i fundit ngriti në lidhje me shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Sipas KLD ata kanë respektuar ligjin dhe përzgjedhja e gjyqtarëve është bërë duke respektuar kushtetutën sic është shkruar dhe jo duke e fragmentizuar atë.
 
Sipas shkresës së dërguar nga Pjerin Prendi për Xhafajn thuhet se ai dhe KLD teksa kanë lexuar Kushtetutën nuk njohin një Këshill të përkohshëm, por vetëm Këshillin e emërimeve në Drejtësi, pasi krijimi i termave të pa përshkruar në Kushtetutë konsiderohet veprim i pabazuar.

letra kld

letra kld

letra kld
(Letra e KLD)

dy.b/d.b/shqiptarja.com