Shpërdorime me ujin e pijshëm,
priten 2601 lidhje të paligjshme
Aksioni i Task-Forcës për monitorimin e situatës me ujin e pijshëm dhe prerjen e të gjitha ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet që e shpërdorojnë atë, ka vijuar edhe ditët e fundit me verifikimin e 790 rasteve të tjera dhe ndërprerjen e 189 lidhjeve.
Aksioni i Task-Forcës për monitorimin e situatës me ujin e pijshëm dhe prerjen e të gjitha ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet që e shpërdorojnë atë, ka vijuar edhe ditët e fundit me verifikimin e 790 rasteve të tjera dhe ndërprerjen e 189 lidhjeve.
Aty ku grupet e punës kanë vërejtur lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm ose përsëritje të shkeljeve, janë vendosur gjobat përkatëse.
Grupet e Task-Forcës, me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës e kanë përqëndruar punën e tyre në disa zona të Tiranës, si në: Farkë, Zall Herr, Petrelë, Babrru, Rr. “Mihal Grameno”, Rr. “Pashë Hysa”, Rr. “Siri Kodra”, Vilat Selitë, zona e Komunës së Parisit, Yzberisht, zona e Kombinatit, si dhe në linjat e transmetimit DN 700, DN 1000 si dhe në linjat DN 1200.
Gjatë dy ditëve të fundit, grupet e punës në terren kanë bërë verifikimin e 790 rasteve, si dhe kanë evidentuar një sërë rastesh të lidhjeve të paligjshme dhe të përdorimit të ujit të pijshëm për qëllime të tjera, kryesisht për ujitje të tokave dhe të mbjellave bujqësore.
Specialistët kanë ndërprerë 189 lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm, kryesisht në zonat në periferi të Tiranës. Subjektet që ishin bërë lidhje të paligjshme janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncim në organet përkatëse.
Që nga dita e parë, nga 14535 raste të verifikuara nga grupet e punës, numri i lidhjeve të paligjshme të prera nga specialistët është 2601 raste, ndërsa janë gjobitur dhe 299 abonentë.
Paralelisht me prerjen e lidhjeve të paligjshme, si dhe për disiplinimin e çdo rasti tjetër të abuzimit me ujin e pijshëm, është punuar edhe për lidhjen e kontratave të rregullta me UKT. Në dy ditët e fundit janë nënshkruar 216 kontrata të reja. Në total, numri i kontratave të reja ka arritur në 1557, si dhe është bërë e mundur nënshkrimi i 485 aktmarrëveshjeve për pagesat e ujit të pijshëm.
Specialistët e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë kanë punuar dhe në drejtim të vendosjes së matësve të rinj të ujit, ku gjatë dy ditëve në kryeqytet janë instaluar 286 të tillë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2548 matës uji.
Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve që të bashkëpunojnë si në rastet e denoncimit të çdo rasti abuzimi, ashtu edhe në përdorimin me kursim të ujit të pijshëm. Në dispozicion të qytetarëve janë vendosur edhe dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë së Tiranës 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm apo për të denoncuar rastet e abuzimit.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24