Shpërthen Robert Berisha ndaj
ndjekësve të Norës, një kundër të gjithëve

Shpërthen Robert Berisha ndaj<br />ndjekësve të Norës, një kundër të gjithëve
Një foto e Nora Istrefit kur ka qenë e vogël, ka hapur debate në rrjete sociale. Fotoja është postuar nga vetë këngëtarja dhe debatet kanë lindur nga bashkëshorti i Norës, Robert Berisha, i cili i është kundërvënë praktikisht KUJTDO.

Gjithçka filloi kur një ndjekës i Norës shkroi një koment ku e krahasoi këngëtaren me një kineze, ndërsa e cilësoi si 'më të keqen në foto', ku këngëtarja shfaqej bashkë me disa fëmijë të tjerë.

Robertit që duket se i ka ardhur në majë të hundës me komentet negative për partneren e tij, mes të tjerash i tha: "Nëse e ke jetën të keqe, s'ka nevojë të hysh në Instagram e të komentosh kështu...bëhu djalë i mirë se ti thyej eshtrat".

Shumë nga dashamirësit e Norës e mbështetën Robertin, por kishte dhe nga ato 'delet e zeza' që 'guxuan' ta kritikojnë dhe siç mund të mendohet, morën një përgjigje jo fort të pëlqyeshme si shuplakë fytyrës.

"Mos u prek ti", i shkroi dikush Robertit. "Tek e fundit ai qenka fëmijë. S'kanë rëndësi fjalët e tij. S'ka nevojë të shesësh trimëri me fëmijë". Roberti ende i nervozuar e ironizoi komentin e tij si 'shfrytëzim rasti për të komentuar pak'...

Një ndjekës tjetër i këngëtares iu kthye muzikantit: "Gango ne insta tregohet aaaa? Vdisni për pak famë, njerëz të vegjël.. Ai djali të vërtetën ka thënë krejt si japoneze."

"Jo Gango edhe fama nuk fitohet ne Insta o legen..o grek..këtu s'ka famë vetëm dajak deri sa të pshurrësh nëse je mashkull a nëse je femër atëherë qenke një lopë serioze". 




Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

14/4
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike