/ ATSH / - Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore "Onufri XXI" i përbërë nga Genti Gjikola, Suzana V. Kuka, Valentina Koçi, Andi Tepelena dhe Ermir Hoxha, pasi u mbledh më datë 20 maj 2015, dhe pasi  mori në shqyrtim tre aplikimet të cilat u paraqitën në GKA pas thirrjes së hapur që u bë për kurator të kësaj ekspozite, vendosi  të shpallë fitues të konkursit dhe kurator të edicionit të XXI të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore "Onufri", propozimin nga VestAndPage përbërë nga Verena Stenke (Gjermani) dhe Andrea Pagnes (Itali) me platformën kuratoriale SiO2 - The Reason of Fragility, Contemporary artists facing glass.
Aplikimet për kurimin e ekspozitës, erdhën respektivisht nga Vincent W.J van Gerven Oei (Hollandë) & Hana Qena (Kosovë); VestAndPage (duo artistike) Verena Stenke (Gjermani) & Andrea Pagnes (Itali) dhe Lydia Pribisova (Republika Sllovake).
Pas një serie diskutimesh dhe argumentesh mbi meritën e secilit aplikim dhe një votimi të fshehtë, në përfundim Këshilli Organizativ
Motivacioni:
Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore "Onufri XXI", gjykoi se koncepti kuratorial i propozuar nga VestAndPage, ofrohet si alternativa më e mirë dhe më e veçantë e propozuar për të kuruar edicionin e XXI të kësaj ekspozite, si në drejtim të ekspozitës përfundimtare, ashtu edhe gjatë procesit të punës me skenën artistike shqiptare në ndërtim të saj, nëpërmjet një open-call me disa faza.
VestAndPage përbëhet nga dy personalitete të rëndësishme të skenës ndërkombëtare të artit bashkëkohor të cilët kanë një eksperiencë të gjatë e të shtrirë në disa dekada në ndërtimin e shfaqjeve komplekse, multimediale e multikulturale. Kjo për Këshillin Organizativ përbën një garanci me rëndësi për implementimin më të mirë të kësaj ekspozite in situ, si dhe pasqyrimin e promovimin e fuqishëm të saj në skenën dhe mediat qendrore kombëtare e ndërkombëtare të artit bashkëkohor.
Koncepti kuratorial i propozuar prej tyre SiO2 - The Reason of Fragility, Contemporary artists facing glass (SiO2 - Arsyeja e Brishtësisë, Artistët bashkëkohorë përballen me qelqin) ka një frymë universale, fenomenologjike dhe tejkalon gjendje lokale apo periudha të përkohshme tranzitore duke u përqëndruar sidomos në brishtësinë e marrdhënieve njerëzore, si me njëri-tjetrin ashtu edhe me ambientin përreth.
Si përfundim, ky Këshill gjykon se propozimi i VestAndPage, ofron gjithashtu edhe një mundësi unike ndërveprimi mes artistëve shqiptarë me disa prej artistëve më në zë dhe historikë të skenës së artit bashkohor, ofruar nga kuratorët si pjesë e Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore "Onufri XXI".