Shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për 4 vrasjet e 21 janarit! Ish-gjyqtari i Tiranës Besnik Hoxha shkon në SPAK

Besnik Hoxha, ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, është thirrur ditën e sotme (1 Tetor) në Prokurorinë e Posaçme SPAK. 

Ish-magjistrati është larguar në datën 25 Korrik të këtij viti nga detyra, pas seancës së zhvilluar në KPA-në e Vettingut dhe problematikave të gjetura në tri shtyllat e verifikuara. Ish-kryesuesi i trupës gjykuese të dosjes së 21 Janarit, Besnik Hoxha u përjashtua përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, pas problemeve me pasurinë.

Ai u përjashtua përfundimisht nga sistemi i drejtësisë, pas problemeve me pasurinë. Ende nuk bëhet e ditur arsyeja e thirrjes së ish-gjytqarit Besnik Hoxha në SPAK.

Hoxha është i njohur si gjyqtari i çështjes së “21 Janarit”, ku në vitin 2013 shpalli të pafajshëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, për 4 vrasjet e protestuesve të opozitës në atë kohë, të ndodhura në bulevardin pranë Kryeministrisë, që drejtohej nga Sali Berisha.

21 Janari për herë të parë po hetohet nga SPAK si krim i pazbardhur shtetëror, ashtu siç Strasburgu e vlerësoi.

Me vendim të KPA ai bëhet gjyqtari i 10-të, nga 11-të që kanë pasur në dorë dosjen e krimit shtetëror të 13 viteve më parë, që janë larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Edhe Hoxha është larguar nga sistemi i drejtësisë me arsyetimin e problemeve të tij me pasurinë.

Ish-gjyqtari, në muajin Maj të vitit 2023 u la në detyrë nga KPK me shumicë votash, por ky vendim u kundërshtua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe më pas u ankimua nga Komisioneri Publik. Sipas konstatimit të Komisionerit Publik, Hoxha kishte kryer deklarim të pasaktë të pasurisë.

Sipas Komisionerit Publik, lidhur me një godinë banimi në Shkodër me 3 kate, ka pasur mospërputhje për kohën e ndërtimit dhe se subjekti rezulton me bilanc negativ në shumën 3.2 milionë lekë, për mbulimin e kostove të ndërtimit.

Sa i takon një apartamenti në Tiranë të deklaruar si adresë vendbanimi nga Hoxha, Komisioneri Publik ka argumentuar se ka dyshime se gjytari ka dashur ta fshehë këtë pasuri, pasi disa herë janë ndryshuar porositësit.

Po ashtu, u konstatua se nuk është provuar mundësia e një huadhënësi për t'i dhënë subjektit vlerën 107 mijë euro në vitin 2011. Komisioneri pretendoi se për këtë pasuri, Hoxha më së paku, është përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë.

Komisioneri Publik vlerësoi se Hoxha ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm dhe për shpenzimet e udhëtimeve, si edhe mosdeklarimin e një mjeti në përdorim. Në fund të shqyrtimit në Vetting, KPA mori parasysh kërkesën dhe e përjashtoi magjistratin për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

G.K/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arti: 05/10/2024 21:26

    Shperblimi per vrasjet e 21 janarit,kta krimbat duhen burgosur e sekuestrim pasurine,se moren ne qafe shqipetaret

    Përgjigju
  • Dida: 01/10/2024 15:52

    Sekuestrumit te ponave a i behet

    Përgjigju
    • Liri: 01/10/2024 16:57

      Ishalla ja marrin tana kti pleh ka fut tan shkodren sherr ushtar i betum i bajrave e pllum gjoks duhen ken dal edhe ne skyecc

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)