Shpejtësi tej normave dhe celular në timon! Rrugorja bën bilancin javor: Mbi 11 mijë gjoba! 27 arrestime dhe procedime penale

Policia Rrugore e Tiranës, ka bërë bilancin për javën që lamë pas, ku si rezultatë i kontrolleve janë vendosur 11.704 gjoba.

Sipas policisë, gjobat janë vendosur për shpejtësi mbi normat e lejuara, për përdorim celulari gjatë drejtimit, për mos vendosjen e rripit të sigurimit, etj. Po ashtu, janë bërë 27 arrestime dhe procedime penale.

Masat administrative:

-11.704 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,672 në ditë

-23 masa për xhama të zinj.

- 454 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

- 204 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

- 592 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

-2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.

-519 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

 -8.249 masa për qëndrim të gabuar.

- 791 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

 Pezullime dhe bllokime:

-6 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

-11 raste për tejkalim shpejtësie

-9 raste të ndryshme 

-10 automjete u bllokuan, përfshirë 5  për mos pasjen e dokumentave me vete

Arrestime dhe procedime:

-27 Arrestime dhe procedime penale

-11 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

-4 persona për pa leje drejtimi

-9 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

 -2 persona  largim nga vendi i aksidentit

-1 person mosbindja ndaj punjonjësit të rendit publik

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?