Shpërbëhen strukturat e LSI në Tiranë, largohet koordinatori për këtë qark: Ndihem i fyer e i mërzitur nga mosmirënjohja dhe arroganca

Zyra e LSI, Tiranë dhe Olger Sanxhaku

Pas largimeve drejt PS-së të Kryetarëve të LSI dhe të LRI-së në Laprakë,  sëfundi ka vendosur të shkëputet edhe koordinatori i LSI për qarkun e Tiranës Olger Sanxhaku. 

Përmes një postimi në Facebook, Sanxhaku thekson se mosvlerësimi i asnjë prej kontributeve në LSI prej më shume se 15 vitesh, e ka detyruar të largohet si anëtar , kryetari LSI Vaqarr dhe së fundi koordinator Qarku Tiranë.  Ai thekson se ndihet i fyer e i mërzitur nga një mosmirënjohje dhe arrogancë që ka marrë në këmbim të gjithçka që ka dhënë në LSI.

Sanxhaku nuk është koordinatori i parë që ka shprehur pakënaqësi nga LSI. Në njësinë 11 në Tiranë dy drejtuesit, kryetari i LSI dhe kryerari i LRI, Gentian Arapaj dhe Qamil Nureci kanë dhënë dorëheqjen disa ditë më parë.

Pas dorëheqjes, Gentian Arapi ka shpjeguar dhe arsyet se pse u largua. Përmes një postimi në Facebook, Arapi u shpreh i zhgënjyer nga arroganca me të cilën i është shpërblyer e gjithë puna dhe kontributi i tij në krye të degës së LSI Laprakë.

“Të dashur miq, të dashur bashkëpunëtorët e mi! Nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres çdo angazhimin tim si pjesë e strukturave të LSI !! Duke filluar si anëtar në vitin 2006 Kryetar njësia Administrative Vaqarr 2017 edhe duke e përfunduar vitin 2020 si Koordinator Qarku Tiranë!

Mosvlerësimi i asnjë prej kontributeve të mia në këtë Parti prej me shume se 15 vitesh, më ka detyruar të largohem si Anëtar , Kryetari LSI Vaqarr dhe së fundi Koordinator Qarku Tiranë. 

Ndihem i fyer, i mërzitur nga një mosmirënjohje dhe arrogancë që kam marrë në këmbim të gjithçkaje që kam dhënë në LSI!!

Dua të falenderoj dhe shprehur mirënjohje për këdo shok mik apo i afërm për besimin që më ka dhënë në kohë dhe momente të caktuara! Ju jam mirënjohës dhe gjithmonë miku juaj!! Respekte për ju të dashur Shokë ,Miq dhe të Afërm ! Falenderimet ju takojnë vetëm ju !!! I Juaji Olgeri”, shkruan ish- Koordinatori i LSI për qarkun e Tiranës Olger Sanxhaku.

E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që kandidatët për deputetë të jenë nga e njëjta zonë ku caktohen?

Komento

Komente

  • Adi Kala: 25/11/2020 07:53

    Mbaroj procesi jot Olgert . Duhet ta kishe kuptuar me kohe qe LSI te perdor dhe te fut manallin. Behu burr dhe kalo te partia jone.

    Përgjigju
  • Edi: 24/11/2020 19:36

    Mos harro te besh letrat te PS.

    Përgjigju
  • Haha: 24/11/2020 19:24

    Po behet LSI kashte e koqe

    Përgjigju
  • dibran: 24/11/2020 18:39

    Kur hante e pinte, kur ngrefosej si gjel nen mantelin e LSI , kur shiste mend e p...ordhe neper mitingje e ahengje ishte e mire Mona e Liri....Tani, kur e sheh se nuk po fuste gje ne xhep dhe perspektiva ishte e vogel, kerkon ndoshta ndonje kocke ,prape ne te majte, te NENA PARTI PS!!!!!! Yyyyyyyyyyyyyyyyyytttttttt ! Race pushtash!!!!!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

HEC-i në Maqedoninë e Veriut po than Ohrin! Eksperti: Liqeni është tërhequr 1 m nga bregu, duhet ndërhyrë urgjentisht