Greqi-Një grup kriminal, i cili shpërndante drogë në Ahaia të Greqisë, është shkatërruar nga anti-droga e Patras.
Policia ka arrestuar 4 persona (2 grekë dhe 2 shqiptarë).
Për më shumë se 4 muaj raportohet se efektivët kanë gjurmuar dhe kanë vëzhguar lëvizjet e tyre.
Në banesat e 4 trafikantëve u sekuestruan një sasi prej 700 gramë kokainë, si dhe marijuanë.
Grupi kriminal duket se ka tregtuar drogë në të paktën 100 raste.
Komento