TIRANË- Një bombol gazi shpërtheu në një piceri, aktualisht jo funksionale dhe në përgatitje për tu hapur së shpejti. Ngjarja u shënua në një kompleks pallatesh te ish Parku i Autobusëve në Tiranë, rreth orës 11:20
Si pasojë e shpërthimit, u dëmtuan pronari 40 vjeçar i picerisë së re, dhe punonjësi i tij 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore pranë Repartit të Djegie Plastikës në QSUT. Bluzat e bardha thonë për Report Tv se djegiet vlerësohen të shkallës së lehtë, jo problematike
Bombolat e gazit kanë qenë të instaluara në katin -1, dhe të lidhura me katin sipër përmes tubave. Pronari dhe punonjësi kur kanë hyrë brenda nuk e kanë ndjerë aromën e gazit që ka rrjedhur dhe kanë nisur punën. Në një moment gjithçka shpërtheu nga një shkëndijë, ngjarje për të cilën policia ka nisur një hetim për të gjetur shkakun.
“Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.
Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital”, njoftoi sot policia.
Siç shihet edhe nga pamjet e sigurara nga Report Tv shpërthimi ka qenë tejet i fuqishëm, duke dëmtuar të gjithë fasadën e jashtme të subjektit. Ndërkohë edhe një pjesë e fasadës së një biznesi aty pranë është dëmtuar gjithashtu.
Xh.K/A.A/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.8%
-
Do ndahet nga PD
29.4%
-
Do shuhet
45.8%
Vota total: 513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrugorja e Tiranës bën bilancin e 48 orëve: 3 mijë gjoba për parakalim të gabuar dhe shpejtësi tej normave (VIDEO)
4 Dhjetor, 13:15
-
Rinas/ Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë € të padeklaruara, nis hetimi për 36-vjeçarin
4 Dhjetor, 11:07
-
Superliga/ Sot tre ndeshje, Partizani pret Bylisin në kryeqytet! Kërnaja: Na kënaq vetëm fitorja
3 Dhjetor, 11:56
-
Në kërkim prej katër vitesh për vrasje në tentativë, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë (EMRI)
3 Dhjetor, 10:00
-
Edlir Tetova kryen operacion në zemër, trajneri i Egnatias me urgjencë në spital! Gjendja e stabilizuar
3 Dhjetor, 08:31
-
‘E thjeshtë të rrish me rrogë deputeti në opozitë’, i riu ia plas në sy Berishës: Po na dekurajoni! Promovohen figura që nuk japin rezultate (VIDEO)
2 Dhjetor, 21:41
-
Nisi ciklin e foltoreve nga Tirana, Berisha: Do fillojmë analizën paszgjedhore, s'duhet të shndërrohet në gjueti shtrigash! Jemi në fazën e betejës vendimtare
2 Dhjetor, 19:31
-
Erion Braçe: Banorët e njësisë nr.5 marrin shërbim shëndetësor në katin e parë të një pallati! Gati 850 shtëpi në Selitë ende të palegalizuara
2 Dhjetor, 17:29
-
'Kam besim te ekipi', Ardian Nuhiu para derbin kundër Dinamos: Kjo Tiranë ka nevojë për mbështetje
2 Dhjetor, 12:28
-
Tiranë/ Kirurgët e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, realizojnë me sukses operacionin për heqjen e një formacioni cistik
2 Dhjetor, 09:19
-
Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë pranë tregut çam, policia në vendngjarje (VIDEO)
1 Dhjetor, 19:35
-
Katër aksidente në pak orë, 2 të vdekur në Tiranë dhe Fier! 18-vjeçarja shpëton mrekullisht pasi u përplas nga autobusi
1 Dhjetor, 17:42